Përfaqësues të Sindikatës së Policisë së Kosovës dhe stafit të Akademisë së Policisë realizuan një vizitë zyrtare në Akademinë e Policisë së Maqedonisë së Veriut.
Qëllimi i vizitës ishte forcimi i bashkëpunimit profesional dhe sindikal, transmeton IndeksOnline.
Delegacioni, i udhëhequr nga Edita Azemi dhe përfaqësues të tjerë të strukturave sindikale e akademike, u prit nga drejtuesit dhe Sindikata e Policisë së Maqedonisë së Veriut. Gjatë vizitës u shkëmbyen përvoja për trajnimin dhe zhvillimin e zyrtarëve policorë.
Palët u zotuan për thellim të bashkëpunimit në organizimin e trajnimeve të përbashkëta dhe projekteve profesionale ndërkufitare.
Statusi i plotë: