KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Tri vite pa kryeprokuror – A sjell shpresë ligji i ri për KPK?
Lajme

​Tri vite pa kryeprokuror – A sjell shpresë ligji i ri për KPK?

Kosova News
Kosova News 17:24 -10/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Plotësim-ndryshimet në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës nuk kanë përfshirë ndonjë afat kohor për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit-pozitë që tash e tri vite vazhdon të mbetet e udhëhequr me ushtrues detyre, Blerim Kelmendi.

Ligji i ri, i cili pritet të hyjë në fuqi nga viti 2026, parashikon një ristrukturim të Këshillit Prokurorial të Kosovës, duke e zvogëluar numrin e anëtarëve nga trembëdhjetë në shtatë, si pjesë e përpjekjeve për rritjen e efikasitetit dhe përfaqësimit profesional.

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se mospërcaktimi i një afati të qartë për dekretimin e Kryeprokurorit nga ana e Presidentes, është një mangësi serioze në kuadër të kësaj reforme ligjore.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e kishte dekretuar emrin e Blerim Isufajt për kryeprokuror të shtetit për më shumë se një vit, pasi propozimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës i kishte shkuar në zyrën e saj.

Por, Bugaqku shpreson se përbërja e re e Këshillit Prokurorial nga viti 2026, do t’i hapë rrugë çështjes së kryeprokurorit të shtetit.

“Mendoj se kjo ka qenë fatkeqësia e këtij ligji, fakti që nuk është aprovuar kërkesa jonë që të vendoset një afat strikt për presidenten dhe kur ajo vendos mbi çështjen e dekretimit të një kandidati për kryeprokuror të shtetit. Afati është sa i përket dekretimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ai afat është gjashtëdhjetë ditë nga momenti kur Këshillat i propozojnë si gjyqtarë dhe prokurorë, dhe presidentja vendos brenda këtyre gjashtëdhjetë ditëve për dekretimin e këtyre kandidatëve. Dhe ne kemi kërkuar afatin maksimumi nëntëdhjetë ditë… Por megjithatë, ky propozim nuk ka kaluar dhe nuk ka asnjë ndryshim sa i përket procedurës së emërimit të kryeprokurorit të shtetit; mbetet ashtu siç është në ligjin e vjetër. Ende është e paqartë se si do të vazhdojë ecuria më tutje ose kjo saga e ushtrimit të detyrës së pozitës së kryeprokurorit të shtetit”, theksoi ai.

Edhe hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Flamur Kabashi, thotë se plotësim-ndryshimi i Ligjit të KPK-së, nuk ka sqaruar se si do të veprohet për një zgjidhje më të shpejtë për pozitën e kryeprokurorit të shtetit.

“Ne jemi ende me një proces të cilin e kemi me ushtrues detyre postin e kryeprokurorit… Tash e tutje, me këtë plotësim dhe ndryshim dhe me këto risitë që janë në këtë ligj, nuk është që është definuar dhe sqaruar qartë se si do të veprohet. Mirëpo, KPK e ka me dije që emri i Blerim Isufajt është referuar nga presidentja dhe KPK duhet ta zhvillojë procedurën e konkursit dhe të zhvillojë një procedurë që është e bazuar në meritokraci dhe në dispozitat ligjore në fuqi”, shprehet Kabashi.

Përkundër kësaj pakënaqësie, Kabashi i IKD-së beson që ndryshimet e reja do ta luftojnë korporatizmin në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“Është zgjidhja më adekuate dhe më e mirë e mundshme që është bërë brenda përbrenda këtij ligji dhe risive që ka sjellë ky ligj… Kjo formë e rregullimit në këtë ligj ndoshta do ta largojë korporatizmin i cili ka ekzistuar në KPK… dhe pikërisht ky ligj ndoshta do të jetë përgjigja më e mirë e mundshme që do ta largojë këtë mendësi korporatiste, mendësinë e asaj që një grup i caktuar udhëheq, funksionon dhe emëron në emër të interesave të veta”, deklaroi ai.

Ndryshimet e parashikuara në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës u patën kundërshtuar nga vetë anëtarët e këtij institucioni. Ky ligj për herë të parë nuk e kaloi testin e Gjykatës Kushtetuese, por me përfshirjen e ndryshimeve të kërkuara nga Kushtetuesja më pas kaloi filtrin e kësaj gjykate për herë të dytë.

Rikujtojmë që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në tetorin e vitit 2023 nuk e dekretoi Blerim Isufajn për postin e Kryeprokurorit të Shtetit, për shkak të, siç tha, disa shkeljeve ligjore, ndërsa Këshilli Prokurorial i Kosovës kishte deklaruar se arsyetimet e presidentes ishin të pabazuara dhe tendencioze.

Blerim Isufaj ishte përzgjedhur kandidat për të udhëhequr Kryeprokurorin e Shtetit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe ishte në pritje të miratimit që nga muaji prill i vitit 2022./kp/

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet një polic në Gjilan, dyshohet për dhunë në familje

Me flamurin e Kosovës në krah, Terras zbulon planin për 5 njohjet e mëdha

Uta Ibrahimi bën histori: Gruaja e parë në Ballkan që ngjit 14 majat më të larta në botë

Shqiptarë e serbë të arrestuar për spiunazh: Si rrezikohet Kosova?

Çitaku Kurtit: Zhbllokoni situatën, mos e mbani peng Kosovën

Kosova News 10/05/2025 10/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
broken clouds
11° _ 10°
76%
3 km/h
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
17 °C
Tue
14 °C
Wed
13 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet një polic në Gjilan, dyshohet për dhunë në familje
21:48 -10/05/2025
Me flamurin e Kosovës në krah, Terras zbulon planin për 5 njohjet e mëdha
19:58 -10/05/2025
Kishte dalë të mblidhte kanaçe, por nuk u kthye më në shtëpi, gjendet i pajetë 65-vjeçari në Divjakë
19:36 -10/05/2025
Po i vjen fundi mashtrimit me kilometrazh
19:33 -10/05/2025
A e dini pse nuk duhet të lani kurrë madje asnjëherë peshqirët me rrobat tuaja?
19:30 -10/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?