Një aksident mes tri veturave ka ndodhur sot rreth orës 09:15 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në segmentin rrugor në Shupkovic.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ku bëri të ditur se 3 persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Rreth orës 09:15 është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtine segmenti rrugor në Shupkovci. Në aksident janë përfshirë tre automjete. Përveq dëmeve materiale ĺëndime ka pësuar tre persona.”, tha Zahiti