KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sindikata e Policisë së Kosovës: Pretendimet e IPK-së janë të pabazuara, zyrtarët policorë janë akuzuar për vepra kriminale, pa siguruar prova
Siguri

Sindikata e Policisë së Kosovës: Pretendimet e IPK-së janë të pabazuara, zyrtarët policorë janë akuzuar për vepra kriminale, pa siguruar prova

Kosova News
Kosova News 16:05 -09/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur shqetësimin dhe ka reaguar për  arrestimet  e zyrtarëve policorë që janë bërë nga Inspektorati Policorë i Kosovës (IPK).

Sipas njoftimit për media, vërejtjet dhe kërkesat e Sindikatës së Policisë kanë qenë që IPK-ja të mos bëjë veprime spektakulare dhe të gjitha veprimet e IPK-së të jenë profesionale dhe  arrestimit të behën duke siguruar  prova të qëndrueshme para veprimeve të tyre.

“Sindikata e Policisë së Kosovës, arrestimet e fundit në pikat kufitare, i konsideron  të papranueshme për faktin se, zyrtarët policorë janë trajtuar si kriminel dhe janë akuzuar për vepra kriminale, pa siguruar prova për veprat e pretenduara nga IPK-ja, këtë që po e themi e vërteton edhe Vendimi me nr.PPS nr. 13/2022, me numër të lëndës 2022:0018374, i lëshuar me datë 02.08.2022  nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, për ndërprerjen e hetimeve ndaj tre zyrtarëve  policorë të përfshirë në këto arrestime”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim, bëhet e ditur se: “Ky vendim e konfirmon shqetësimin tonë të shprehur në vazhdimësi se arrestimet e zyrtarëve policorë po bëhen me nguti, pa siguruar prova dhe pa i shterur të gjitha mundësitë e parapara sipas Kodit të Procedurës Penale”.

Sipas njoftimit thuhet se Sindikata e Policisë së Kosovës u bënë thirrje të gjitha institucioneve të drejtësisë, e në veçanti IPK-së që t’i ndalë të gjitha veprimet e ngutshme, spektakulare dhe të kundërligjshme.

“Sindikata e Policisë së Kosovës u bënë thirrje të gjitha institucioneve të drejtësisë, e në veçanti IPK-së që t’i ndalë të gjitha veprimet e ngutshme, spektakulare dhe të kundërligjshme, tani më të dëshmuara edhe me vendim të institucioneve relevante, sepse këto veprime, padrejtësisht po njollosin dhe po degradojnë imazhin  e  Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë dhe familjet e tyre, e me këtë duke dëmtuar edhe reputacionin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sipas tyre Sindikata e Policisë së Kosovës do të jetë në mbrojtje të institucionit policor, zyrtarëve policorë dhe të gjithë pjesëtarëve të policisë duke i shfrytëzuar të gjithë mekanizmat ligjor për të kërkuar përgjegjësi ndaj të gjithë atyre që bëjnë arrestimet pa prova të mjaftueshme dhe të pabazuara, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave njerëzore të pjesëtarëve të PK-së, të drejta këta të garantuara me ligje vendore dhe ndërkombëtare.

Gjithashtu lexoni:

Vjedhen pajisje ndërtimore për tri ditë rresht në Vushtrri

Një person në Ferizaj sulmon me thikë dy qytetarë

Policia bastis tri lokacione në Mitrovicë, sekuestron armë dhe ndalon një të dyshuar për kontrabandim me migrantë

Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan

Arrestohen dy persona në Prishtinë

Kosova News 09/08/2022 09/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Vjedhen pajisje ndërtimore për tri ditë rresht në Vushtrri
10:39 -10/07/2026
Rriten çmimet e derivateve
10:23 -10/07/2026
Një person në Ferizaj sulmon me thikë dy qytetarë
10:07 -10/07/2026
Policia bastis tri lokacione në Mitrovicë, sekuestron armë dhe ndalon një të dyshuar për kontrabandim me migrantë
09:50 -10/07/2026
Bedri Hamza para takimit me Kurtin: Interesi i vendit mbi interesat partiake
09:46 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?