Një grua në Prishtinë ka raportuar në Polici se djali i saj posedon armë zjarri dhe i njëjti ka shtënë me armë në drejtim të djalit të hallës së tij.
Thuhet se rasti ka ndodhur dje rreth orës 07:50, ndërkaq policia njofton se viktima nuk është qëlluar.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 13 copë fishekë, një gëzhojë dhe një mulli për bluarje të narkotikëve.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari gjendet në arrati.


