KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gerard McGurk emërohet shef i misionit të OSBE-së në Kosovë
Lajme

Gerard McGurk emërohet shef i misionit të OSBE-së në Kosovë

Kosova News
Kosova News 18:18 -05/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka njoftuar se ambasadori Gerard McGurk, diplomat karriere në Shërbimin Diplomatik Britanik, është emëruar shef i ri i misionit të OSBE-së në Kosovë dhe sot ka marrë zyrtarisht detyrën e re.

OSBE bën me dije se “përvoja diplomatike e Ambasadorit McGurk përfshin angazhim të gjerë në menaxhim të krizave, marrëdhënie ndërkombëtare bilaterale dhe multilaterale në rajone të ndryshme, nga Madridi, Amani, në Shkup e Kombe të Bashkuara në Nju Jork. Ambasadori McGurk ka qenë pjesë e Ekipit të Qeverisë Britanike për Statusin Final në kuadër të punës së të Dërguarit të Posaçëm të OKB-së, Martti Ahtisaari (2005-2007)”.

“Këto përvoja kanë formësuar qasjen time ndaj diplomacisë, duke u fokusuar në dialog gjithëpërfshirës, partneritet, respekt dhe bashkëpunim. Këto vlera janë të rrënjosura thellës në punën e OSBE-së këtu. Si Shef i ri i Misionit, jam i përkushtuar ta vazhdoj punën e jashtëzakonshme të paraardhësve të mi në përmbushjen e mandatit thelbësor të Misionit, gjegjësisht përmirësimin e qeverisjes së mirë, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve, si dhe rritjen e sigurisë publike për të gjithë,” tha ambasadori McGurk”, thuhet në njoftimin e OSBE-së.

Misioni i OSBE njofton po ashtu se Ambasadori McGurk ka punuar më parë si zëvendësdrejtor dhe shef i Departamentit për Siguri dhe Reziliencë në Zyrën për Punë të Jashtme, Komonuelth dhe Zhvillim (FCDO), si dhe Zëvendësdrejtor për Rrjet dhe Performancë.

Ai ka udhëhequr sektorin konsullor në Task Forcën për Afganistanin në Londër, duke luajtur rol kritik lidershipi në kohë krize gjatë evakuimit ndërkombëtar nga Kabuli në periudhën gusht-shtator 2021. Po ashtu, ka qenë pjesë e Misionit të Mbretërisë së Bashkuar në OKB në Nju Jork si përfaqësues i qeverisë britanike në komitetet për sanksione ndaj Irakut dhe Al-Kaidës. Në verën e vitit 2003, është deleguar në Irak për të punuar me Autoritetin e Përkohshëm të Koalicionit (CPA). Angazhimi i tij i parë jashtë vendit ishte në Ambasadën Britanike në Athinë, Greqi, në vitin 1991.

Në rolin e tij si shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë vjen pas ambasadorit Michael Davenport të Mbretërisë së Bashkuar.

Gjithashtu lexoni:

Adriana Matoshi thumbon Vjosa Osmanin: Nëse bëhem deputete, nuk të votoj presidente

Mbrojtjes zhvillon aktivitete në Kroaci

Prokurori i shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim brenda 24-orëve të fundit

Dogana e Kosovës zbulon municion të padeklaruar në bagazhin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës

Mot i kthjellët, reshje nga mesi i javës

Kosova News 05/05/2025 05/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të institucioneve
15:51 -08/06/2026
Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim ndaj dy serbëve që ushtronin presion për të votuar Listën Serbe
15:05 -08/06/2026
Terras: Dalja e ulët në zgjedhje tregon se njerëzit janë te frustruar me kaosin politik – duhet bashkëpunim mes partive
15:00 -08/06/2026
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plagosurit
14:45 -08/06/2026
Vendoset koncepti për ‘Memorialin Përkujtimor Adem Jashari’ në Prishtinë
14:43 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?