Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk do të votojnë në votim të fshehtë, pasi kjo formë është kundër rregullave dhe praktikave parlamentare.
“Është kundër rregullave dhe praktikës parlamentare. Nuk mund të votojmë diçka që ne besojmë se është në kundërshtim me praktikën parlamentare dhe rregullat ligjore. Ka filluar me votim të hapur dhe duhet të vazhdojë ashtu. Sikur të kishte filluar që në fillim me votim të fshehtë, do të ishte e lejuar, si nga rregullorja ashtu edhe nga ligji.”