KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shënohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
LajmeSiguri

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve

Kosova News
Kosova News 22:14 -04/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, u shënua Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Me këtë rast, zjarrfikësit e kryeqytetit prezantuan para qytetarëve pajisjet dhe aktivitetet e tyre të përditshme, në një ngjarje simbolike për të shprehur mirënjohje për punën dhe guximin e tyre të përhershëm.

Në zemër të kryeqytetit, në sheshin “Zahir Pajaziti” u zhvillua një ekspozitë e veçantë. Zjarrfikësit e Prishtinës prezantuan pajisjet e përdorura në përballje me flakët, shpëtimit nga aksidentet dhe emergjencat e natyrës. Vizitorët, përfshirë edhe më të vegjlit, patën mundësinë të njihen nga afër me pajisjet për shpëtim, mbrojtje personale dhe ndërhyrje në situata të rënda.

“Zjarrfikësit tanë janë 24 orë në 365 ditë të gatshëm që t’i ndihmojnë qytetit tonë, qytetarëve dhe vendit tonë. Ne, si kryeqytet kemi bërë investime të shumta tash, p.sh. mendojmë që zjarrfikësit tanë që të jenë sa të më gatshëm duhet edhe ne duhet të mbrojmë mirëqenien e tyre. Në buxhetin tonë kemi buxhetuar edhe për pajisje të reja si kamion dhe pajisje të tjera shtesë për të mirën e tyre. Kërkoj që të kemi iniciativë shtesë nga niveli qendror, për zjarrfikës të ri. Janë 26 të ri shtesë por mungojnë edhe 44 tjerë”, tha Përparim Rama, kryetar i Komunës së Prishtinës.

Për drejtorin e Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, kjo ditë është një moment për të nderuar jo vetëm ata që humbën jetën në krye të detyrës, por edhe për të vlerësuar sakrificën e përditshme të zjarrfikësve kudo në botë.

“Është ditë për të përkujtuar dhe për të nderuar të gjithë zjarrfikësit anembanë botës që kanë humbur jetën në kryerjen e detyrave, mirëpo kjo nuk është për të nderuar vetëm ata. është edhe për të nderuar sakrificën e përditshme që e japin zjarrfikësit kudo që janë. Sigurisht që mund të bëhet më shumë por ky shërbim do ta arrijë vendin e vet, investimi në këtë shërbim ka të bëjë për ruajtjen e njerëzve”, tha ai.

Ky organizim u bë në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, që shënohet çdo vit më 4 maj dhe është një ditë për të nderuar zjarrfikësit në mbarë botën që nga viti 1999, pas një ngjarjeje tragjike në Linton të Australisë, ku pesë zjarrfikës humbën jetën gjatë përpjekjeve për të shuar një zjarr të madh pyjor.

Gjithashtu lexoni:

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Kosova News 04/05/2025 04/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?