Një incident serioz ka ndodhur në rrugën Skënderbeu në Gjakovë, ku një person i privuar nga liria është arratisur nga ambientet e stacionit policor.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, në orën 06:07. I dyshuari, një shtetas mashkull kosovar, është arrestuar pas arratisjes dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.