Fitorja dramatike e Bournemouth ndaj Arsenalit të shtunën në Ligën Premier, ka hapur rrugën për një skenar që nuk është parë më herët në futboll.
Arsenali ka humbur ndaj Bournemouth në të dyja ndeshjet si vendas dhe mysafir, pas disfatës që kishin pësuar në ‘Vitality Stadium’ me rezultat 2-0.
Bournemouth u desh të rikthehej në rezultat falë golave të shënuar nga Dean Huijsen dhe Evanilson, duke lënë të besuarit e Mikel Artetas vetëm shtatë pikë larg Nottingham Forest në vendin e gjashtë, pasi kanë luajtur një ndeshje më shumë.
Chelsea në të pestën dhe Aston Villa në të shtatën janë po ashtu shtatë pikë larg Arsenalit, teksa Manchester City dhe Newcastle United janë edhe më afër, që do të thotë se të gjitha kartat janë të hapura.
More memories made 🥰
— AFC Bournemouth 🍒 (@afcbournemouth) May 3, 2025
Our first-ever win at Emirates Stadium LET'S GOOO 👊 pic.twitter.com/IWDyUxogUN
Shanset janë të pakta, por Arsenali teorikisht mund të rrezikojë top pesëshen në Ligën Premier dhe në këtë mënyrë të humbasë një vend në Ligën e Kampionëve, pavarësisht faktit që kanë fituar një vend shtesë pas fitores së tyre me rezultat 3-0 ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë të fazës çerekfinale.
Nëse kjo ngjarje e papritur ndodh, Liga Premier mund të ketë hiq më pak se shtatë vende në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
Top pesëshja në Ligën Premier do të merrte pesë vendet në dispozicion përmes renditjes në kampionat dhe asnjë nga këto skuadra nuk është në garat evropiane në përjashtim të Arsenalit.