KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria po heton hyrjen ilegale në Kosovë të dy shtetasve francezë me veturën me targa ruse
Siguri

Prokuroria po heton hyrjen ilegale në Kosovë të dy shtetasve francezë me veturën me targa ruse

Kosova News
Kosova News 13:11 -09/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Dy shtetas francezë janë arrestuar ditë më parë nën dyshimin se kanë kryer vepër penale të kalimit ilegal të kufirit. Kjo pasi që Policia e Kosovës thotë se të njëjtit duke shfrytëzuar rrugët ilegale në veri të Kosovës, kishin hyrë brenda territorit me një makinë ngjyrë të bardhë e me tabela ruse.

Ngjarja pretendohet se ka ndodhur pasditen e 25 korrikut.

Dy shtetasit francez B.H 64 vjeçar dhe A.F., 36 vjeçar ishin hasur nga Policia e Kosovës përgjatë rrugëve të fshatit Jashanicë në Komunën e Leposaviqit në veri të Kosovës.

Pas identifikimit të të njëjtëve menjëherë është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë. Këta të fundit fillimisht dhanë urdhrin që  dy shtetasit francezë të arrestoheshin ndërsa tutje ishte kërkuar edhe masa e sigurisë për paraburgim për të njëjtit në mënyrë që të hetohej rasti.

Prokuroria konfirmoi se Gjykata në Mitrovicë më saktësisht dega në Leposaviq ka marrë vendim që dy shtetasit francezë të dërgohen në paraburgim me kohëzgjatje prej 1 muaji.

Sipas tyre rasti është ende nën hetime dhe gjatë fazës më tutje do të tentohet të zbulohet qëllimi i apo rrethanat e hyrjes së tyre përmes rrugëve ilegale në Kosovë.

Neni 140 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës e përshkruan veprën penale të kalimit ilegal të kufirit si një vepër të dënueshme kryesisht nga 250 euro me gjobë deri në 3 vjet burgim.

“Kushdo që kalon kufirin apo vijën kufitare të Republikës së Kosovës në cilindo vend përveç në kufirin apo vendkalimet e autorizuara kufitare, dënohet me 250 euro gjobë ose me burgim deri në 6 muaj. 2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga kryesi i cili është i shoqëruar nga një fëmijë ose ndonjë person tjetër, kryesi dënohet me gjobë deri në 2 mijë e 500 euro ose me burgim deri në 1 vit. 3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet në një apo më shumë nga rrethanat e mëposhtme, kryesi dënohet me burgim prej 6 muaj deri në 3 vjet”- përshkruhet vepra penale në Kodin Penal.

Te pika 3 e kësaj vepre tregohet se rrethanat që merren për bazë në pikën 3 të nenit 140 janë nëse i arrestuari nuk ka qenë i dënuar për vepër penale më parë, nuk tenton të ik apo largohet apo edhe reziston.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë thotë se ka hapësirë ligjore që dy shtetasit francezë edhe të dëbohen.

“Po, sipas ligjit parashihet dënimi plotësues – Dëbimi i të huajit nga territori i Republikës së Kosovës në kohëzgjatje prej 1-10 vjet”- thuhet në përgjigjet e Prokurorisë./kallxo/

Gjithashtu lexoni:

Vjedhen pajisje ndërtimore për tri ditë rresht në Vushtrri

Një person në Ferizaj sulmon me thikë dy qytetarë

Policia bastis tri lokacione në Mitrovicë, sekuestron armë dhe ndalon një të dyshuar për kontrabandim me migrantë

Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan

Arrestohen dy persona në Prishtinë

Kosova News 09/08/2022 09/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Vjedhen pajisje ndërtimore për tri ditë rresht në Vushtrri
10:39 -10/07/2026
Rriten çmimet e derivateve
10:23 -10/07/2026
Një person në Ferizaj sulmon me thikë dy qytetarë
10:07 -10/07/2026
Policia bastis tri lokacione në Mitrovicë, sekuestron armë dhe ndalon një të dyshuar për kontrabandim me migrantë
09:50 -10/07/2026
Bedri Hamza para takimit me Kurtin: Interesi i vendit mbi interesat partiake
09:46 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?