Liga Premier ka publikuar sot (e premte) formacionin më të mirë të sezonit 2024/2025 në elitën e futbollit anglez.
Nuk është befasi që këtë formacion e dominojnë kryesisht lojtarët e Liverpoolit, të cilët ia dolën të shpallen kampionë për këtë edicion.
Ky ishte titulli i tyre i parë që nga viti 2019 dhe i pari për Arne Slot i cili këtë sezon debutoi në stolin e ‘Të Kuqve’.
Në portë është belgu Mats Sels i Nottinghamit Forest pas paraqitjeve të tij spektakolare këtë edicion, që po ndihmojnë klubin të garojë për një vend në Evropë.
Mbrojtja përbëhet nga Trent Alexander-Arnold, Virgil Van Dijk, Gabriel Magalhaes dhe sensacioni i këtij sezoni Milos Kerkez.
Mesfusha në anën tjetër përbëhet nga emra si Declan Rice, Ryan Gravenberch dhe Cole Palmer.
Fazën e sulmit e udhëheq suedezi Alexander Isak, ndërsa partnerë të tij janë Mohamed Salah dhe Matheus Cunha.
Formacioni i plotë:
Sels, Alexander-Arnold, Van Dijk, Gabriel, Kerkez, Rice, Gravenberch, Palmer, Salah, Isak, Cunha