KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani dekoroi kryeministrin e Malajzisë me Urdhrin e Pavarësisë
Politikë

Osmani dekoroi kryeministrin e Malajzisë me Urdhrin e Pavarësisë

Kosova News
Kosova News 12:26 -02/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë në Malajzi, u prit sot me nderime të larta shtetërore nga Kryeministri Anwar bin Ibrahim, në Kompleksin qeveritar “Perdana Putra” në Putrajaya.

Bëhet e ditur se në këtë takim, Presidentja Osmani falënderoi Kryeministrin Anwar për mbështetjen e palëkundur që Malajzia i ka dhënë Republikës së Kosovës, duke theksuar se Malajzia ishte ndër shtetet e  para në botë që e njohu pavarësinë e Kosovës më 2008.

Kryeministrin Anwar, Osmani e falënderoi edhe për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, duke theksuar se ky vendim do të hapë mundësi të reja për forcimin e lidhjeve  ndërmjet qytetarëve të të dy shteteve, por edhe në bashkëpunimin në sfera të interesit të përbashkët.

Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e Malajzisë në periudhat kyçe të shtetndërtimit të Kosovës që nga paslufta e deri më sot, ndaj falënderoi kryeministrin Anwar për vazhdimin e mbështetjes për forcimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Në shenjë mirënjohjeje për njohjen dhe kontributin nga shteti i Malajzisë për pavarësinë e Kosovës, procesin e shtetndërtimit dhe përkushtimin e tij për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, Presidentja Osmani e dekoroi Kryeministrin Anwar Ibrahim me Urdhrin e Pavarësisë”, njofton zyra për informim e Presidencës.

Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutuan mundësitë për bashkëpunim në sferën e ekonomisë, tregtisë, inovacionit, turizmit, dhe sfera të tjera të interesit të dyanshëm.

Në këtë kontekst Osmani shtroi nevojën e mbajtjes së një forumi ekonomik Kosovë–Malajzi.

“Presidentja Osmani e ftoi Kryeministrin Anwar për një vizitë zyrtare në Kosovë, si dëshmi e vullnetit të përbashkët për ta avancuar më tej këtë partneritet. Bashkëngjitur gjeni linkun e videos nga Pritja me nderime të larta shtetërore nga Kryeministri Anwar bin Ibrahim, në Kompleksin qeveritar “Perdana Putra” në Putrajaya

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Sakrifica e popullit tonë është themel i lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës

Detaje nga Presidenca për takimin e Osmanit me kreu i shtetit të Antigua dhe Barbuda

Kusari-Lila: Kosova nuk mund të mbetet peng i kalkulimeve partiake

Presidentja Osmani: E ardhmja jonë si shoqëri matet me mënyrën si i trajtojmë fëmijët

Përfundon programi i PISA-s, u mbajt online në 239 shkolla të Kosovës

Kosova News 02/05/2025 02/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 11°
80%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Ron Raçi ftohet nga Foda për ndeshjet e qershorit
22:48 -01/06/2025
Spiropali merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar në Prishtinë
22:33 -01/06/2025
Kurti: Ambasadori Walker ishte dhe është zëri i së vërtetës për kombin tonë
22:08 -01/06/2025
Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n
21:12 -01/06/2025
Bajrami kritikon Rizvanollin për furnizimin me energji nga KEK-u
20:07 -01/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?