Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë, ditën e sotme rreth orës 19:00.
Lajmin e konfirmuar zëdhëndësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai ka thënë personi i gjetur pa shenja jetë është i moshës 84-vjeçare.
”Sot rreth orës 19:00, Policia është njoftuar se në rrugen ” Luigj Gurakuqi” në Pejë, një person është pa shenja jete, Policia menjëherë kanë shkuar ne vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull i lindur me 1941, i njejti me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në IML-Prishtinë për obduksion.” tha Rugova