Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë nga 5 maji pa viza në Izrael, por paraprakisht duhet të pajisjen me një me Autorizim Elektronik për Udhëtim (ETA-IL), njoftoi të mërkurën ambasadorja izraelite Tamar Ziv, përmes një postimi në X.
Autorizimi – i vlefshëm për qëndrim deri në 90 ditë – duhet të merret të paktën 72 orë para nisjes.
“Të gjithë udhëtarët drejt Izraelit duhet të kenë një vizë të vlefshme ose një miratim ETA-IL përpara se të nisin udhëtimin e tyre. Marrja e një ETA-IL është një proces i thjeshtë dhe i shpejtë, nëse i plotëson kushtet”.
Shihni videon dhe mësoni se si mund të kryhet kjo procedurë:
Vitin e kaluar, Izraeli u bë shteti i 50-të që mundëson lëvizje të lirë për kosovarët.
Kosova dhe Izraeli kanë marrëdhënie diplomatike që nga shkurti i vitit 2021