Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Pejë, në afërsi të Komoranit.
Nga fotografitë shihet se është rrokullisur një kombibus.
Bazuar në fotot e publikuara nga kallxo.com shihet se kombibusi ka dëme materiale, derisa nuk dihet nëse ka edhe persona të lënduar, apo automjete tjera të aksidentuara.
Po ashtu në vendin e ngjarjes të pranishëm janë edhe njësitet e policisë.





