Një rast i tentim rrëmbimit ka ndodhur dje në Prishtinë.
Një person që tani ndodhet në arrati dhe po e kërkon Policia e Kosovës, ka tentuar që me forcë ta fuste në veturë një vajzë.
E gjithë kjo ngjarje ka ndodhur në pikë të ditës, më saktësisht në orën 15:35 dhe atë në rrugën . “Çeta e Llapit”, në Prishtinë.
Sipas një njoftimi të policisë, personi që ka tentuar ta kryente rrëmbimin, i ka kërcënuar me armë zjarri edhe prindin dhe vëllanë e vajzës.
“Viktima femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka tentuar me forcë të futë në veturë. Pasi kanë ardhur babai dhe vëllai i viktimës, i dyshuari me pistoletë i kishte kërcënuar dhe më pas ishte larguar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Bëhet e ditur se i dyshuari për këtë vepër penale gjendet në arrati dhe atë po e kërkon Policia e Kosovës./KosovaNews/


