KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Apeli kthen në rivendosje vendimin e Themelores, duke anuluar gjobën ndaj avokatit të Naim Murselit
Siguri

Apeli kthen në rivendosje vendimin e Themelores, duke anuluar gjobën ndaj avokatit të Naim Murselit

Kosova News
Kosova News 15:44 -26/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata e Apelit të Kosovës ka kthyer në rivendosje vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë përmes të cilit gjykatësja, Fatime Dermaku me rastin e mbajtjes së shqyrtimit fillestar ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve e kishte dënuar me gjobë prej 500 euro avokatin e Murseli, Shemsedin Piraj.

‘APROVOHET si e bazuar ankesa e avokatit Shemsedin Piraj, ANULOHET aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda,…, dt.31.01.2025, dhe çështja i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rivendosje”thuhet në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”.

Sipas vendimit, avokatit Shemsedin Piraj i ishte shqiptuar një gjobë prej 500 euro nga gjykatësja e rastit, Fatime Dermaku, me arsyetimin se pa ndonjë arsye kishte tentuar të vononte procesin gjyqësor.

Më tej thuhet se gjykatësja Dermaku kishte marrë këtë vendim pasi Piraj, duke mos respektuar urdhrat e saj, nuk e kishte lejuar vazhdimin e shqyrtimit fillestar.

Kundër këtij vendimi, Piraj kishte ushtruar ankesë, të cilën Gjykata e Apelit e ka gjetur të bazuar.

“Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti për Krime të Rënda, në seancën e kolegjit shqyrtoi shkresat e lëndës, vlerësoi pretendimet ankimore dhe konstatoi se ankesa është e bazuar”, thuhet në vendim.

Sipas vlerësimeve të Gjykatës së Apelit, Gjykata Themelore nuk ka dhënë arsye të mjaftueshme dhe bindëse për të konstatuar se veprimet e avokatit Shemsedin Piraj e kanë penguar gjykatësen Fatime Dermaku në udhëheqjen e seancës fillestare.

Në vendimin e saj, Apeli ka sqaruar se Themelorja, përveç pohimit se Piraj ka penguar punën e gjyqtares, nuk ka ofruar asnjë arsye të qartë dhe të mbështetur ligjërisht që vërteton se ai me të vërtetë ka penguar punën e gjykatës.

Gjithashtu, sipas Apelit, kërkesa e avokatit Piraj që të mos anashkalohej kërkesa e të akuzuarit Kushtrim Kokalla — i cili kishte kërkuar të mos deklarohej lidhur me fajësinë pa u konsultuar me avokatin e tij, Ndrec Dodaj — nuk mund të anashkalohej, pasi Kokalla dhe Naim Murseli po akuzohen për bashkëkryerje së bashku me të mbrojturin e Pirajt, Naim Murselin.

“Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar avokatin Shemsedin Piraj për të kuptuar nëse Gjykata Themelore ka vendosur në rivendosje dhe cili është vendimi, mirëpo ai ka deklaruar se ende nuk ka pranuar asnjë vendim nga Themelorja.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.

“Betimi për Drejtësi” kishte siguruar aktakuzën e Prokurorisë, në të cilën thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro. I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje

Gjithashtu lexoni:

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

Kurti: Sakrifica dhe vetëmohimi i Enver Zymerit duhet të shërbejnë si shembull për të gjithë zyrtarët shtetërorë

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë

Kosova News 26/04/2025 26/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale
21:21 -26/07/2026
Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Vuçiqi me pretendime të njëjta
20:11 -26/07/2026
Arbër Zeneli shënon dhe asiston në fitoren e Elfsborgut ndaj Malmos
20:06 -26/07/2026
Pas sulmit në Berlin, Konjufca solidarizohet me Gjermaninë
19:47 -26/07/2026
Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri
17:47 -26/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?