KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Të paktën 39 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Botë

Të paktën 39 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Kosova News
Kosova News 20:44 -24/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Sulmet izraelite në mbarë Rripin e Gazës kanë vrarë të paktën 39 persona, shumica gra dhe fëmijë, tha Ministria e Shëndetësisë në territorin palestinez më 24 prill.

Njëmbëdhjetë persona u vranë kur një sulm ajror goditi një shtëpi në Qytetin e Gazës pasditen e së enjtes, duke rritur numrin e viktimave, pasi paraprakisht autoritetet raportuan për 28 viktima.

Izraeli i dha fund armëpushimit me Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe rinisi luftën e tij ajrore dhe tokësore mbi një muaj më parë. Izraeli po ashtu që nga fillimi i marsit ka bllokuar furnizimet me ushqim dhe importe të tjera për territorin ku jetojnë 2 milionë palestinezë, me qëllim që t’i bëjë presion Hamasit për lirimin e pengjeve.

Hamasi ka thënë se do të lirojë 59 pengjet e mbetura – 24 prej të cilëve besohet se janë gjallë – vetëm në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë, të një armëpushimi afatgjatë dhe në këmbim të tërheqjes së plotë të Izraelit. Në anën tjetër, Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin.

Lufta filloi më 7 tetor 2023, kur militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke marrë 251 pengje. Shumica e pengjeve janë liruar më pas gjatë armëpushimeve apo marrëveshjeve të tjera.

Ofensiva e Izraelit ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 51.000 palestinezëve, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë. Izraeli pretendon se ka vrarë afër 20.000 militantë, por nuk ka ofruar dëshmi për këtë pretendim./REL

Gjithashtu lexoni:

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Kosova News 24/04/2025 24/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?