KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lirimi i Enver Sekiraqës, OVL-ja e UÇK-së: Dyshohet se ka dëshmuar në Hagë – Akt i rëndë
Siguri

Lirimi i Enver Sekiraqës, OVL-ja e UÇK-së: Dyshohet se ka dëshmuar në Hagë – Akt i rëndë

Kosova News
Kosova News 13:21 -24/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes një komunikate për media kanë shprehur shqetësimin lidhur me rastin e Enver Sekiraqës, lirimi i të cilit u bë përmes vendimit të gjyqtarit Agim Kuçi.

Nga OVL-ja e UÇK-së, thuhet se, dyshohet se Sekiraqa, nga lirimi i tij, ka përfituar ‘‘për të dhënë dëshmi në Gjykatën Speciale në Hagë, në procese që zhvillohen kundër ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’’.

‘‘Organizata e Veteranëve të UÇK-së e sheh këtë si një akt të rëndë dhe të qëllimshëm që mund të interpretohet si pjesë e një skenari të mirëkoordinuar kundër luftës sonë çlirimtare dhe vlerave që përfaqëson ajo. Të japësh liri një personi me të kaluar kriminale, i cili më herët ka shkelur masat e arrestit, është jo vetëm papërgjegjësi profesionale, por edhe cenim i drejtësisë dhe sigurisë kombëtare’’, thuhet mes tjerash në reagimin e organizatës.

Ndërkaq, nga OVL-ja kërkohet që të ketë hetim të menjëhershëm ndaj gjyqtarit në fjalë dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar në këtë vendim skandaloz dhe që gjithashtu të qartësohet urgjentisht nëse Enver Sekiraqa ka dëshmuar në Hagë.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shpreh shqetësimin e thellë dhe indinjatën publike lidhur me veprimet e papërgjegjshme të gjyqtarit Agim Kuçi, i cili mori vendim të njëanshëm për lirimin nga masa e arrestit shtëpiak të Enver Sekiraqës, person i dënuar për nxitje të vrasjes së heroit të policisë, Triumf Riza, dhe me histori të përsëritur të veprave kriminale.

Vendimi i gjyqtarit Kuçi jo vetëm që bie ndesh me parimet e drejtësisë dhe sigurisë publike, por ka ngritur dyshime serioze se me këtë veprim është lehtësuar ikja e Sekiraqës jashtë Kosovës. Sipas raportimeve të shumta mediatike, ekziston dyshimi se ky individ ka përfituar nga ky vendim i paprecedent për të dhënë dëshmi në Gjykatën Speciale në Hagë, në procese që zhvillohen kundër ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëluftëtarëve tanë.

Organizata e Veteranëve të UÇK-së e sheh këtë si një akt të rëndë dhe të qëllimshëm që mund të interpretohet si pjesë e një skenari të mirëkoordinuar kundër luftës sonë çlirimtare dhe vlerave që përfaqëson ajo. T’i japësh liri një personi me të kaluar kriminale, i cili më herët ka shkelur masat e arrestit, është jo vetëm papërgjegjësi profesionale, por edhe cenim i drejtësisë dhe sigurisë kombëtare.

OVL-ja e UÇK-së kërkon hetim të menjëhershëm dhe të plotë ndaj gjyqtarit në fjalë dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar në këtë vendim skandaloz. Gjithashtu, kërkojmë nga institucionet përgjegjëse të qartësojnë urgjentisht nëse Enver Sekiraqa ka dëshmuar në Hagë dhe çfarë ndikimi kanë pasur veprimet e tij në proceset që zhvillohen kundër bashkëluftëtarëve tanë.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë, e pastër dhe mbështetur në vullnetin e popullit. Nuk do të lejojmë që ajo të njolloset përmes manovrave të tilla të ulëta që dëmtojnë besimin në drejtësi dhe cenojnë nderin e atyre që luftuan për liri.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së

Gjithashtu lexoni:

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë

Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit

Kosova News 24/04/2025 24/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale
21:21 -26/07/2026
Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Vuçiqi me pretendime të njëjta
20:11 -26/07/2026
Arbër Zeneli shënon dhe asiston në fitoren e Elfsborgut ndaj Malmos
20:06 -26/07/2026
Pas sulmit në Berlin, Konjufca solidarizohet me Gjermaninë
19:47 -26/07/2026
Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri
17:47 -26/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?