Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Facebook, ka thënë se me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kanë marrë pjesë pjesë në hapjen zyrtare të objektit të prodhimit gjerman me biznesin e ri në vendin tonë ” MUNDA Kosova” në Obiliq, e specializuar në industrinë e ndriçimit të tekstilit për industrinë e automobilistikës dhe pjesë e zinxhirit furnizues për markat e njohura botërore si Audi.
“Dje, me Kryeministrin në detyrë z. Albin Kurti morëm pjesë në hapjen zyrtare të objektit të prodhimit gjerman me biznesin e ri në vendin tonë ” MUNDA Kosova” në Obiliq, e specializuar në industrinë e ndriçimit të tekstilit për industrinë e automobilistikës dhe pjesë e zinxhirit furnizues për markat e njohura botërore si Audi.
“MUNDA Kosova” është ndërmarrje e përbashkët e dy kompanive gjermane, si partnerë të barabartë – “AUNDE” një furnizues lider botëror i automobilave me ekspertizë në fushën e tekstileve teknike dhe “MENTOR” një nga specialistët kryesorë të Gjermanisë në dritën e integruar me produktin, me përvojë shumëvjeçare në teknologjinë e dritës me bazë LED”, ka thënë Hajdari.
Ajo ka thënë se janë mirëpritur nga aksionarët z. Peter Bolten, pronar i “AUNDE”, z.Wido Weyer dhe z. Dennis Weyer pronarë të “MENTOR”, z.Kai Mauxel, Kryeshef i “MUNDA Kosova”, z.Kushtrim Grainca, drejtuesi i fabrikës në Kosovë dhe zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, z. Matthias Conrad.
“Me një vlerë investimi prej afër 7 milionë euro, “MUNDA Kosova” është shembull i suksesit të investimeve në ambient të shëndoshë për të bërit biznes dhe shfrytëzimit efikas të potencialit konkurrues që ofron vendi ynë, me rezultat në forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Fabrika ” MUNDA Kosova” aktualisht ka të punësuar 65 persona, nga të cilët 60% janë gra, ndërsa deri në vitin 2026 parashihet që ky numër të arrijë në 210 të punësuar.
Gjatë këtij mandati qeverisës, kemi sjellur reforma për përmirësimin e ambientit për të bërit biznes dhe nxitjen e mbrojtjen e investimeve të përgjegjshme dhe të qëndrueshme në sektorët industrial prioritar, me ndikim në zhvillim ekonomik, social dhe mjedisor në vendin tonë.Këto reforma janë të evidentuara në raportin ndërkombëtar “Konkurrueshmëria në Ballkanin Përendimor 2024” të Organizatës Botërore për Bashkëpunim Ekonomik (OECD), Raportin e Progresit për Kosovën nga Bashkimi Evropian dhe raportet tjera kredibile lidhur me tërheqjen e investimeve”.
Si rezultat, kemi rritje rekorde në regjistrimin e bizneseve me pronarë të huaj, me gjithsejt 4,234 biznese te huaja te regjistruara në ARBK/ MINT, rritje prej 44%, krahasuar me periudhën e mëparshme katër vjeçare”, përfundon Hajdari.