KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani në Finlandë: Çdo marrëveshje paqeje mes Kievit dhe Moskës s’duhet të inkurajojë ambiciet imperialiste të Rusisë
Politikë

Osmani në Finlandë: Çdo marrëveshje paqeje mes Kievit dhe Moskës s’duhet të inkurajojë ambiciet imperialiste të Rusisë

Kosova News
Kosova News 16:20 -23/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Finlandë, theksoi rëndësinë që çdo marrëveshje e ardhshme paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë të mos e inkurajojë Moskën që të “ndjekë më tej ambiciet e saj imperialiste dhe territoriale ndaj vendeve të tjera”.

“Dhe, nuk po flas vetëm për këtë pjesë të Evropës — po flas edhe për Ballkanin Perëndimor, sepse ka pasur gjithmonë një qëllim tradicional dhe historik të Rusisë për të krijuar një efekt zinxhir”, tha Osmani të mërkurën, gjatë një konference të përbashkët për media me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, në Helsinki.

Osmani deklaroi se nëse i bëhen lëshime Rusisë, vetëm sepse është më e madhe dhe ka më shumë armë, “kjo është e rrezikshme për pjesën tjetër të botës dhe jo vetëm për kontinentin evropian”.

Ajo tha se beson se është shumë e rëndësishme që presidenti amerikan, Donald Trump, po i kushton vëmendje vuajtjes njerëzore.

“Kur kemi një qasje të përqendruar te njeriu, atëherë paqja është e mundur”, u shpreh Osmani.

Presidentja e Kosovës argumentoi se objektivi i Kremlinit shkon përtej pushtimit territorial, duke synuar të minojë unitetin evropian dhe të diskreditojë sistemet me vlera të Bashkimit Evropian dhe Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

“Sepse, përtej territoreve, ajo që dëshiron [presidenti rus, Vladimir] Putin është një Evropë e paqëndrueshme. Ajo që dëshiron Putin është të japë mesazhin se sistemet me vlera që përfaqësojnë Bashkimi Evropian dhe NATO janë një dështim. Nuk duhet t’i japim këtë argument, sepse Kosova është një dëshmi e suksesit të Bashkimit Evropian, NATO-s dhe partneritetit transatlantik”.

Ajo tha se është e rëndësishme që marrëdhënia transatlantike ndërmjet Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të mbetet e fortë, “sepse historia na ka treguar se vetëm kur kjo marrëdhënie është e fortë, shohim suksese që kontribuojnë në një Evropë të bashkuar, të lirë dhe në paqe”.

Osmani ndodhet në një vizitë dyditore në Finlandë. Gjatë takimit me presidentin finlandez, Stubb, ata diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe mes Finlandës dhe Kosovës, për luftën në Ukrainë, situatën në Ballkanin Perëndimor dhe sigurinë evropiane.

Presidenti i Finlandës tha gjatë konferencës për media se pasojë e papritur e luftës agresore të Rusisë në Ukrainë është se Evropa është më e bashkuar se kurrë, dhe se integrimi evropian është rikthyer në agjendë.

“Po jemi dëshmitarë të lindjes së një Perde të Re të Hekurt mes Evropës dhe Rusisë, dhe vendi i Kosovës është shumë i qartë. Është në zemër të Evropës, dhe, natyrisht, shpresojmë që Kosova do të bëjë çdo përpjekje për ta shfrytëzuar këtë mundësi drejt një integrimi më të thelluar në zemrën e Evropës dhe anëtarësimit të ardhshëm në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Të dy presidentët nuk pranuan të komentojnë mbi pyetjen e një gazetareje se çfarë do të ndodhte nëse Ukraina refuzon një marrëveshje, sipas së cilës do të humbte disa territore, dhe nëse SHBA-ja tërhiqet nga ky proces. Ata thanë se nuk do të komentojnë derisa të bëhet zyrtare se çfarë ndodh me procesin.

“Është një punë e vështirë”, tha Stubb, duke shprehur bindjen se përpjekja diplomatike do të vazhdojë.

Finlanda e mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së

Presidenti finlandez, Stubb, shtoi se Finlanda mbështet rrugën e Kosovës drejt BE-së, anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës, dhe se stabiliteti në rajon është i rëndësishëm për sigurinë evropiane.

“Për ta përmbyllur, dialogu Beograd-Prishtinë është një hap thelbësor për ndërtimin e një stabiliteti afatgjatë në rajon. Ruajtja e paqes në Ballkanin Perëndimor është e rëndësishme jo vetëm për popujt e rajonit, por për Evropën në tërësi”.

Osmani tha se Kosova ka zgjedhur dialogun si mjetin e vetëm për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura, por shtoi se “paqja e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm përmes respektimit të plotë të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe sundimit të ligjit, dhe në fund, duke mos mohuar apo ngacmuar fqinjin”.

“Fatkeqësisht, ne e kemi mësuar në mënyrën më të vështirë se çfarë do të thotë të kesh një fqinj që nuk i beson këtyre parimeve. Megjithatë, ne sërish kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit, për të gjithë fqinjët tanë, sepse duhet të sigurohemi që fëmijët tanë, brezi i parë që ka njohur vetëm paqen dhe jo luftën, të mos përjetojnë kurrë atë që kemi përjetuar ne”.

Osmani tha, gjithashtu, se ajo ka propozuar që Kosova dhe Finlanda të punojnë së bashku për një marrëveshje më gjithëpërfshirëse në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes ndërmjet dy vendeve.

Në kuadër të kësaj vizite, presidentja e Kosovës ndau Medaljen Presidenciale Ushtarake për Forcat e Armatosura të Finlandës, për kontributin e tyre për paqe e siguri në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR./ REL

Gjithashtu lexoni:

‘Reporting House’ prezantoi instalacionin me 500 kristalet origjinale të Trepçës

AAK në Gjakovë, emra të njohur nga PSHDK i bashkohen Ardian Gjinit

Fetai: Autostrada për Kosovë do të bëhet brenda këtij mandati

Gjendet pa shenja jete një person në Verbovc të Kllokotit

Ambasadorja izraelite në Kosovë: Irani ka pasuruar uranium për tre bomba bërthamore, s’kemi pasur zgjidhje tjetër

Kosova News 23/04/2025 23/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
79%
2 km/h
Thu
30 °C
Fri
29 °C
Sat
26 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Netanyahu i ankohet Trumpit: Izraeli po vuan “shumë humbje, humbje të dhimbshme” nga sulmet iraniane
00:12 -19/06/2025
‘Reporting House’ prezantoi instalacionin me 500 kristalet origjinale të Trepçës
23:53 -18/06/2025
Barcelona përshpejton gjithçka për transferimin e Nico Williams – takime vendimtare në Ibiza me praninë e Hansi Flick
23:42 -18/06/2025
AAK në Gjakovë, emra të njohur nga PSHDK i bashkohen Ardian Gjinit
23:01 -18/06/2025
Fetai: Autostrada për Kosovë do të bëhet brenda këtij mandati
21:55 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?