KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti e Rizvanolli shohin nga afër investimet në banesat sociale në Hajvali
Lajme

Kurti e Rizvanolli shohin nga afër investimet në banesat sociale në Hajvali

Kosova News
Kosova News 19:34 -22/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Investimet në efiçiencë të energjisë që po bëhen në banesat sociale në Hajvali, sot i kanë parë nga afër kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me vartësen e tij, ministren në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli e shefin e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Driton Hetemi.

Të ndërtuara në vitin 2017, në banesat sociale në Hajvali jetojnë 100 familje me 500 banorë, 50 nga të cilat janë familje të veteranëve të UÇK-së e 50 të tjera familje që janë pjesë e skemës e asistencës sociale.

“Për vite me radhë, ato kanë pasur mure të pa izoluara, dritare të dobëta dhe mungesë të ngrohjes adekuate. Me investimet që po bëhen tani, përmes masave të efiçiencës së energjisë, krahas kushteve më të shëndetshme për të gjithë banorët, ato familje do të kenë fatura më të ulëta dhe ngrohje/ftohje më efikase. Në kuadër të kësaj mase, krahas termoizolimit në objekte, secila njësi banesore po ashtu do të pajisjet me nga një klimë efiçiente”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për media nga zyra e kryeministrit, rreth vizitës që shefi në detyrë i qeverisë pati aty.

Thuhet se gjatë vizitës, kryeministri Kurti u njoftua me mbarëvajtjen e punimeve, hapësirat e përbashkëta të banorëve që jetojnë aty dhe me rezultatet e punës së deritanishme, ku sipas auditimit të fundit të energjisë kursimet në konsum të energjisë në këto dy ndërtesa janë rreth 40%.

“Gjatë vizitës u theksua se në disa prej ndërtesave publike, spitale e shkolla, të cilat janë izoluar në kuadër të investimeve për efiçiencë të energjisë, kursimi i energjisë ka arritur deri në 90%”, bëhet e ditur në njoftim.

Këto rinovime po bëhen nga Fondi i Kosovës pёr Efiçiencё tё Energjisё me mbështetje nga Qeveria e Kosovës, përmes grantit nga Bashkimi Evropian (me 90%) dhe pjesëmarrje të Komunës së Prishtinës (me 10%).

Sipas informacioneve të shpërndara nga qeveria, në gjithë vendin, janë gjithsej 25 ndërtesa të tilla që janë duke u rinovuar, në të cilat banojnë mbi 750 familje.

“Me masat për efiçiencë të energjisë, deri më tani kemi mbështetur mbi 3 miijë familje për izolimin e shtëpive të tyre, mbi 40 mijë familje kanë përfituar pajisje për ngrohje dhe panele solare për prodhim të energjisë për vetëkonsum, dhe kemi rinovuar 125 ndërtesa publike, kryesisht shkolla dhe spitale”, thuhet në komunikatën qeveritare.

Gjithashtu lexoni:

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron

Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur

Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane

Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim

Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion

Kosova News 22/04/2025 22/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?