KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përfundoi seanca dëgjimore e gjashtë të dyshuarve për vrasjen e policit Lika, pritet vendimi i gjykatës
Kronika e Zezë

Përfundoi seanca dëgjimore e gjashtë të dyshuarve për vrasjen e policit Lika, pritet vendimi i gjykatës

Kosova News
Kosova News 16:22 -22/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj përfundoi seanca dëgjimore ndaj gjashtë të dyshuarve për vrasjen e policit Muhamed Lika, raporton Ekonomia Online nga kjo gjykatë.

Haki Bela, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka, Rilind Murati, Diamant Gashi dhe Vatan Çaka, u paraqitën para gjykatës.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimin ndaj gjashtë të dyshuarve.

Gjykata Themelore pritet të merr vendim së shpejti.

Avokati Musa Konxheli  tha se të tre të dyshuar për vrasjen e policit Muhamed Lika janë deklaruar të pafajshëm, raporton KosovaNews.

 “Nuk ka asnjë grup e as organizim”, tha Kongjeli, ndërsa bëri të ditur se kanë kërkuar masën e arrestit shtëpiak për të dyshuarit. Sipas tij, kjo masë është e mjaftueshme.

Avokati Musa Kongjeli në një deklarim për media ka mohuar çdo përfshirje klientit të tij, Rilindit Murati, në vrasjen e policit.

Ai hodhi poshtë edhe pretendimet për ekzistencën e një grupi të organizuar që qëndron pas kësaj ngjarjeje.

Mbrojtja ka kërkuar masë më të butë sigurie për klientin, duke propozuar arrestin shtëpiak në vend të paraburgimit.

“Unë, si mbrojtës i Rilind Muratit, duke u bazuar në ato prova që deri tash i kemi, konsiderojmë që klienti im nuk është i përfshirë fare në këtë vepër. Klienti im kategorikisht e refuzon që në çfarëdo forme të jetë i përfshirë në këtë vepër penale. Ne po konsiderojmë se nuk ka pasur fare grup për organizimin e kësaj vrasjeje. Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm. Ne kërkuam masën e arrestit shtëpiak”, tha ai.

Ç’thuhet në dosjen e Prokurorisë për vrasjen e policit Muhamed Lika?

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 01.04.2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, në rrugën “Idriz Seferi”, përkatësisht në katin e II-të të hyrjes së ndërtesës, të pandehurit duke vepruar në bashkëkryerje, me dashje dhe përgatitje paraprake kanë planifikuar për ta privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin e policisë, rreshterin M.L., me detyrë në Stacionin Policor në Kaçanik, ku viktima pas përfundimit të orarit të punës ora 22:53, rrugës për në banesën e tij, i njëjti ishte përcjell në vazhdimësi nga madhorët deri te hyrja e banesës së tij ku pasi që hynë në objektin e banesës ku ka jetuar duke u ngjitur shkallëve, i mituri i shkon nga mbrapa dhe pasi që viktima hynë në objektin banesor, i mituri me të takuar të ndjerin ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri dhe në vend ngjarje janë gjetur katër gëzhoja të kalibrit 9.19 mm dhe nga plagët e marra nga predhat e armës së zjarrit, viktima M.L., ka ndërruar jetë, me këtë në bashkëkryerje, të pandehurit do të kryenin veprën penale “Vrasje e rëndë”nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.9 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës Nr. 06/L-074”.

Gjithashtu lexoni:

7 vjet burg për të akuzuarin për vjedhje të rënda në argjendari në Prizren

Kurti pret bashkëpunim me kryeministrin britanik në ruajtën e demokracisë nga Rusia dhe Serbia

Dështon të mbahet seanca fillestare për barrikadat në veri

Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare

Raporti i Këshillit të Evropës: Kosova ka përparuar, por sfidat për lirinë e medias mbeten

Kosova News 22/04/2025 22/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
77%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
33 °C
Wed
25 °C
Thu
28 °C
Fri
16 °C

Lajmet e Fundit

7 vjet burg për të akuzuarin për vjedhje të rënda në argjendari në Prizren
15:55 -20/07/2026
Kurti pret bashkëpunim me kryeministrin britanik në ruajtën e demokracisë nga Rusia dhe Serbia
15:28 -20/07/2026
Dështon të mbahet seanca fillestare për barrikadat në veri
14:40 -20/07/2026
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare
14:21 -20/07/2026
Raporti i Këshillit të Evropës: Kosova ka përparuar, por sfidat për lirinë e medias mbeten
13:49 -20/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?