Një aeroplan i aviokompanisë Delta Airlines është evakuuar pak para se të ngjitej në ajër nga aeroporti i Orlandos, ku si pasojë njëri nga motorët është përfshirë nga zjarri.
Aeroplani ishte planifikuar të nisej nga Florida në drejtim të Atlantas, por pak para nisjes motori i fluturakes u përfshi nga zjarri, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për aeroplanin Airbus A330, kurse ekuipazhi autoritetet e aeroportit evakuuan pasagjerët që t’i shpëtojnë më të keqes.
Në videon amatore shihen pasagjerët duke dalë me shpejtësi nga aeroplani. Ishin 200 pasagjerë, 10 anëtarët të ekuipazhit dhe dy pilotë që gjendeshin në fluturake.
“Vlerësojmë bashkëpunimin me klientët tanë. Kërkojmë falje për këtë përvojë. Asgjë nuk është më me rëndësi sesa siguria e pasagjerëve”, u ”ha në kumtesën e aviokompanisë.
Delta Air Lines flight DL1213, an Airbus A330-323 (N807NW) briefly emitted flames from the no.2 engine during startup after pushback at Orlando Airport (MCO). An evacuation was carried out.pic.twitter.com/PYyAEifwoh
— Aviation Safety Network (ASN) (@AviationSafety) April 21, 2025