Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, bëri të ditur se sot u arrestuan shtatë të dyshuar për vrasjen e policit Muhamed Lika më 1 prill.
Ai këtë të dhënë e kumtoi në konferencën për media në Ferizaj, në përfundim të operacionit policor në Kaçanik.
“Sot kemi konkretizuar një operacion policor me arrestime, shumica e tyre në Kaçanik dhe një në një fshat të Klinës. Janë arrestuar shtatë persona që dyshohen se kanë marr pjesë në planifikimin dhe vrasjen e rreshterit tonë. Gjatë operacionit nuk ka pasur incidente.
Janë konfiskuar dy vetura,armë, fishekë, dylbi. 170 zyrtarë policorë kanë marr pjesë në këtë operacion”, tha Hoxha në konferencën për media në Ferizaj./eo/
Lexo po ashtu:


