Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përmbyllur me sukses dy nga kurset kyçe të karrierës për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) – kursin e avancuar për lider dhe kursin e liderit luftarak.
Kursi i avancuar për lider kishte për qëllim ngritjen e aftësive profesionale dhe zhvillimin e njohurive të pjesëtarëve të FSK-së për udhëheqje efektive në nivel togu. Ky trajnim përfshiu module teorike dhe praktike, të ndërtuara sipas standardeve të FSK-së për zhvillimin e liderëve ushtarakë.
Ndërkohë, kursi i liderit luftarak synoi përgatitjen e liderëve të rinj për role udhëheqëse në nivel skuadre, duke i pajisur ata me njohuri taktike dhe aftësi praktike për të vepruar në situata sfiduese dhe dinamike.
Të dy kurset kontribuojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në forcimin e zinxhirit komandues, rritjen e kapaciteteve udhëheqëse dhe përmirësimin e gatishmërisë operacionale të FSK-së. Ato paraqesin gjithashtu një hap të rëndësishëm në rrugëtimin profesional të pjesëtarëve të saj, duke shërbyer si bazë për avancim dhe zhvillim të mëtejmë në karrierë