KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Abdixhiku rreth deklarimeve të Kurtit për luftë: Një kryeministër që bën autogol
Politikë

​Abdixhiku rreth deklarimeve të Kurtit për luftë: Një kryeministër që bën autogol

Kosova News
Kosova News 19:52 -08/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka reaguar pas deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti se rreziku i një konflikti me Serbinë është i lartë.

Në një intervistë për median italiane “La Repubblica“, Kurti u shpreh se mundësitë për një luftë në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Kosovë janë shumë të larta.

Në reagimin e tij në Facebook, Abdixhiku thotë se paniku rreth luftës e destabilitetit është në interesin e vetëm të presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe Serbisë, teksa mesazhi i Kurtit për luftë e dëmton imazhin e Kosovës në skenën ndërkombëtare.

“Ky njeri (Albin Kurti) e dëshiron krizën. E ëndërron protagonizmin te paniku. Sikurse Vuçiq, investimet te shteti i të cilit natyrisht se nuk ndalojnë, edhe ky flet për një Kosovë të luftës, krizës e frikës. Çfarë të duhet propaganda e kundërshtarëve të shtetit, kur ke një kryeministër që të bën autogol?!”, shkruan Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Kurti flet për luftë.

Ky është lajmi i mediave ndërkombëtare për Kosovën sot. Jo për investime, jo për integrime, por për luftë në Kosovë. Kaq për mesazhin tonë nëpër botë.

Dhe kështu, me mjeshtërinë e sherrit të një axhamie, ai arriti t’i bëjë konkurrencë të fortë lajmeve të mira që vera kulturore e Prishtinës dhe Kosovës ka prodhuar në po të njëjtat media tash e sa kohë.

Pyesni sot kompanitë kosovare se çfarë mesazhe marrin nga bashkëpunimet e tyre nëpër botë. Cili i marrë investon në një shtet kryeministri i të cilit paralajmëron luftë? Njëmijë Dua Lipa s’bëjnë punë më.

Kosovës i duhet stabilitet dhe zhvillim. Shteti ynë përveç sigurisë vetanake ka dhe aleancën më të madhe ushtarake, atë të NATO-s, që garanton sigurinë tonë territoriale ndaj çdo agresioni të mundshëm. Kjo është e vërteta jonë; dhe këtë të vërtetë duhet ta ushqejmë çdo ditë – duke forcuar veten në siguri e duke përforcuar aleancën me NATO-n si synim historik. Paniku ndërkombëtar rreth Kosovës së luftës e krizës e destabilitetit është interes veç i Vuçiqit e i Serbisë.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Për qeverisje përgjegjësia te ne, për presidentin e të gjithëve

Hamza: PDK-ja në këtë mandat do të qëndrojë në opozitë, i urojmë suksese Kurtit

Kurti flet pas takimit me Hamzën

Bedri Hamza para takimit me Kurtin: Interesi i vendit mbi interesat partiake

Sot nisin bisedimet për formimin e institucioneve: Kurti pritet të takohet me Hamzën dhe Abdixhikun

Kosova News 08/08/2022 08/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Për qeverisje përgjegjësia te ne, për presidentin e të gjithëve
12:00 -10/07/2026
Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën
11:33 -10/07/2026
Hamza: PDK-ja në këtë mandat do të qëndrojë në opozitë, i urojmë suksese Kurtit
11:30 -10/07/2026
Kurti flet pas takimit me Hamzën
11:27 -10/07/2026
Vjedhen pajisje ndërtimore për tri ditë rresht në Vushtrri
10:39 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?