KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Japonia mbetet një nga miqtë tanë më të ngushtë dhe ne aspirojmë të jemi partneri më i besueshëm i saj në Evropën Juglindore
Politikë

Kurti: Japonia mbetet një nga miqtë tanë më të ngushtë dhe ne aspirojmë të jemi partneri më i besueshëm i saj në Evropën Juglindore

KosovaNewss
KosovaNewss 22:29 -17/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen lamtumirëse të organizuar për ish të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka. Me këtë rast, iu urua mirëseardhja edhe të ngarkuarit të ri me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Hiroyasu Tanigaki.

“Lamtumirat janë gjithmonë të hidhura, por ato ofrojnë gjithashtu një mundësi për të reflektuar – këtë herë për vitet e thellimit të lidhjeve dhe arritjeve që i kanë bërë bashkë vendet tona. Jam i nderuar që jam këtu sonte për të njohur kontributin e të Ngarkuarit me Punë në largim, Keisuke Yamanaka, dhe për të mirëpritur ngrohtësisht Hiroyasu Tanigaki, ndërsa vazhdojmë të ndërtojmë këtë partneritet të fortë dhe në rritje”, është shprehur Kurti.

Ai shtoi se Japonia mbetet një nga miqtë tanë më të ngushtë dhe Kosova është krenare që mbështet vizionin e Japonisë për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur, dhe ne aspirojmë të jemi partneri më i besueshëm i Japonisë në Evropën Juglindore, teksa kemi shënuar tashmë gjashtëmbëdhjetë vjet të marrëdhënieve diplomatike me Japoninë, që është një nga vendet e para aziatike që njohu pavarësinë e Kosovës.

“Që nga viti 2020, Japonia ka një ambasadë në Prishtinë, dëshmi kjo e marrëdhënieve tona gjithnjë e më të ngushta. Z. Keisuke Yamanaka ka kontribuar shumë në këtë përparim. Ai luajti një rol kyç në sigurimin e zbatimit të iniciativave të rëndësishme, veçanërisht nëpërmjet Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA), në fusha të tilla si mbrojtja e mjedisit, gatishmëria ndaj fatkeqësive, si dhe shkëmbimi kulturor dhe arsimor”, ka thënë Kurti.

Në vijim, kryeministri theksoi se Yamanaka mbështeti vizitën e tij zyrtare në Tokio në shtator 2022 për të marrë pjesë në Funeralin Shtetëror të Kryeministrit Shinzo Abe, si dhe që ndihmoi në realizimin e vizitës së parë historike të Ministres së Jashtme të Japonisë, Yoko Kamikawa, në Prishtinë. Shtoi se ky vit është i veçantë për ne, pasi Kosova do të marrë pjesë në Expo 2025 në Osaka, duke iu bashkuar mbi 160 vendeve dhe rajoneve në paraqitjen e arritjeve tona teknologjike dhe kulturore.

“Përtej lidhjeve tona të forta diplomatike, sektori i TIK-ut dhe progresi ekonomik i Kosovës ofrojnë mundësi premtuese për bashkëpunim. Nga projektet infrastrukturore si autostrada Prishtinë-Durrës deri te sipërmarrjet teknologjike, ekziston potencial i madh. Kosova tashmë është shtëpi e fabrikës më të madhe në Evropë të kërpudhave shiitake, e themeluar nga një kompani japoneze. Shpresojmë që të jetë një nga shembujt e shumtë të investimeve të suksesshme”, përfundoi kryeministri.

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër

Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit

Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu thërret në takim liderët e partive politike

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

KosovaNewss 17/04/2025 17/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë
21:29 -28/07/2026
Pacolli kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës pas vdekjes së 26-vjeçarit nga rrëzimi i vinçit
20:27 -28/07/2026
Sveçla, pas vizitës në Zubin-Potok: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit
20:21 -28/07/2026
Pas tragjedisë, Komuna e Prishtinës kërkon respektimin e masave të sigurisë
20:17 -28/07/2026
Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë
19:41 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?