Ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Kryesuesi i seancës konstituive të legjislaturës së IX-të, Avni Dehari, në fillim të seancës i thirri në takim përfaqësuesit e partive politike për konsultim.
“I ftoj përfaqësuesit e partive politike të konsultohemi, në mënyrë që të mos bëjmë ndonjë shkelje të Kushtetutës”, tha ai.=
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka thënë se konsulta po bëhet që të mos ketë ndonjë shkelje procedurale.
Por opozita ka thënë se kryesuesi nuk e ka këtë mandat dhe nuk mund të mbledhë partitë për çfarëdo raporti.
Doarsa Kica-Xhelili nga LDK-ja ka thënë se po marrin pjesë në takimin e Deharit vetëm për ta adrestuar këtë çështje.
Ndryshe, pas dështimit të së martës, seanca për konstituimin e Kuvendit po vazhdon sot.


