KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: E kemi obligim ta forcojmë ushtrinë dhe ta mbrojmë Kosovën
Siguri

Kurti: E kemi obligim ta forcojmë ushtrinë dhe ta mbrojmë Kosovën

Kosova News
Kosova News 19:27 -13/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Forcimi i ushtrisë së Kosovës dhe mbrojtja e territorit të saj si i patjetërsueshëm, është obligim që del nga sakrifica e dëshmorëve të kombit, ka thënë kryeministri Albin Kurti, nga homazhet në Krushë të Madhe. E nga Turqia ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se angazhimi në këtë drejtim është prioritet i Qeverisë

Mesazh për forcimin e ushtrisë së Kosovës ka çuar kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nga homazhet që i bëri në Kompleksin përkujtimor të dëshmorëve në Krushë të Madhe, si dhe te vendi i rënies së dëshmorëve Dalip Behra dhe Bekim Gashi.

Në 26-vjetorin e rënies së tyre, Kurti ka thënë të dielën se duhet të risillet në kujtesë se sa i madh ishte çmimi i lirisë dhe sa fisnike është përgjegjësia për ta vazhduar rrugën e tyre.

Kësisoj ka thënë se nga sakrificat e dëshmorëve dalin edhe obligimet për ta forcuar ushtrinë dhe për ta mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të Kosovës.

“Betejat e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë fare të afërta në kohë. Dhe pikërisht për shkak se janë të afërta në kohë, ato e rrisin obligimin tonë, që ta forcojmë ushtrinë tonë, ta forcojmë policinë tonë, ta mbrojmë Kosovën anekënd përgjatë kufirit dhe në çdo metër katror të territorit të saj të pacenueshëm e të patjetërsueshëm”, ka thënë Kurti.

Se forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes është prioritet i Qeverisë, ka thënë edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë takimit me presidentin e Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Prof Haluk Görgün, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalias.

“Diskutuam bashkëpunimet që mund të zhvillohen midis dy vendeve në fushën e industrisë së mbrojtjes si dhe hapat strategjikë që do të kontribuojnë në sigurinë rajonale. Zhvillimi i industrisë së mbrojtjes forcon marrëdhëniet mes vendeve tona Kosovë – Turqi si dhe kontribuon fuqishëm në zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve tona duke krijuar vetëqëndrueshmëri për municione të kalibrave të ndryshëm”, ka thënë Maqedonci.

Këtë vit Qeveria ka ndarë mbi 200 milionë euro për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Për katër vjet të mandatit të Lëvizjes Vetëvendosje në Qeveri buxheti për FSK-në është rritur nga 67 në 208 milionë euro.

Kjo parti, e cila i ka fituar zgjedhjet, është zotuar se në mandatin e ri, ushtrisë do t’i ndahen mbi 1 miliard euro dhe do të ndërtohet fabrika e municioneve dhe dronëve ushtarakë “Made in Kosova”.

Gjithashtu lexoni:

Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro

Stërvitje ushtarake e KFOR-it për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme

Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%

Policia shqipton 261 gjoba dhe konfiskon 41 mjete me dy rrota

Dyshohet se i fshehu 6 fletëvotime të paplotësuara, kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Prizren

Kosova News 13/04/2025 13/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?