KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Italia fillon transportimin e emigrantëve të parregullt në qendrat që ka ngritur në Shqipëri
Botë

Italia fillon transportimin e emigrantëve të parregullt në qendrat që ka ngritur në Shqipëri

Kosova News
Kosova News 12:30 -13/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Dekret-ligji i qeverisë italiane parashikon që jo vetëm emigrantët e parregullt të shpëtuar në Mesdhe, por edhe emigrantët me vendim dëbimi të formës së prerë nga gjykata në Itali do të transferohen në qendra.

40 emigrantë të parregullt, që prisnin të dëboheshin nga Italia, kanë nisur të transferohen në qendrat e krijuara në Shqipëri, transmeton Anadolu.

Italia krijoi në Shqipëri dy qendra emigracioni dhe i vuri në funksion në tetor të vitit 2024, por ato nuk mundën të funksionojnë për shkak të vendimeve gjyqësore. Tani ato përgatiten të riaktivizohen me një qëllim pak më ndryshe.

Transferimi i grupit të parë të emigrantëve ka nisur mëngjesin e sotëm, në përputhje me dekret-ligjin e qeverisë italiane të 28 marsit, i cili parashikon që jo vetëm emigrantët e parregullt të shpëtuar në Mesdhe, por edhe emigrantët me vendim dëbimi të formës së prerë nga gjykata në Itali do të transferohen në qendrat në Shqipëri.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, anija patrulluese ‘Libra’ e marinës italiane është nisur mëngjesin e sotëm për të marrë 40 emigrantë të mbajtur në qendrën e riatdhesimit të emigracionit në qytetin italian Brindisi dhe për t’i transferuar ato në qendrat në Shqipëri.

  • Qendrat e diskutueshme të emigrantëve të Italisë në Shqipëri

Marrëveshja e nënshkruar në Romë më 6 nëntor të vitit 2023 nga kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, parashikon transferimin në Shqipëri të emigrantëve të parregullt, meshkuj të rritur dhe të shëndetshëm, të shpëtuar nga forcat italiane në Mesdhe. Marrëveshja parashikon qëndrimin e tyre atje teksa shqyrtohen kërkesat e tyre për azil.

Kjo marrëveshje është e para që rregullon dërgimin e emigrantëve të parregullt nga një vend i BE-së në territorin e një shteti tjetër jashtë BE-së.

Në kuadër të marrëveshjes, Italia krijoi një qendër pritjeje të parë në portin e Shëngjinit në Shqipërinë veriperëndimore dhe një mjedis për procedurat e mëvonshme, si dhe një qendër riatdhesimi në rajonin e Gjadërit.

Tre grupe të ndryshme emigrantësh të shpëtuar në Mesdhe u transportuan në këto qendra në Shqipëri, por emigrantët e të tre grupeve u kthyen në Itali për shkak të vendimeve të ndryshme të arsyetuara të Gjykatës së Romës.

Qendrat e migracionit në Shqipëri, të cilat qeveria e kryeministres Meloni i paraqet si një “parandalues” ndaj migrimit të parregullt, janë kritikuar ashpër nga opozita dhe organizatat e shoqërisë civile, të cilat thonë se “po hedhin paratë e Italisë në rrugë”

Gjithashtu lexoni:

Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd

Haxhiu: Nexhmije Pagarusha, zëri i artë që frymëzoi breza të tërë

AUV fillon kontrollet emergjente pas dyshimeve për helmime në Prishtinë dhe Han të Elezit

William Walker: Deklarata e ministres serbe tregon që ajo është një kriminele e sinqertë lufte

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Kosova News 13/04/2025 13/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?