Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas vendimit të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku për të mos marrë pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Abdixhiku e arsyetoi mospjesëmarrjen e tij me gjuhën e përdorur nga Kurti, sidomos pas përfundimit të votimit, më 9 shkurt, kur Kurti iu drejtua opozitës me termin “hajvanat”.
Bajqinovci ka paraqitur gjuhën e LDK-së ndaj Kurtit dhe LVV-së ndër vite, duke thënë se asnjëherë nuk kanë kërkuar falje.
Bajqinovci ka përmendur sharjen e Kujtim Shalës, krahasimin e qeverisjes së Kurtit me regjim të Rankoviqit nga Lutfi Haziri, e me regjim të Millosheviqit, nga Muhaxheri.
“Asnjëherë, për asnjëherë, nuk ka pasur as kërkim falje, as distancim. Po megjithatë, ne e dimë që LDK që e njohim nuk udhëhiqet nga dinjiteti, por nga interesi. Ndryshe, nuk shpjegohen koalicionet e tyre me PDK-në që e kanë akuzuar për të bëma, jo për të thëna”, u shpreh Bajqinovci.
Ky është postimi i plotë i tij:
Gjuha e LDK-së ndaj Albin Kurtit dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE! ndër vite:
-“phuuu q**** tradhtarin e mutit” – Kujtim Shala, nënkryetar i LDK-së
-Krahasimi i qeverisjes së Albin Kurtit me regjimin e Rankoviqit – Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së
-Krahasimi i qeverisjes së Albin Kurtit me regjimin e Millosheviqit – Gazmend Muhaxheri, nënkryetar i LDK-së
-Krahasimi i Lëvizjes VETËVENDOSJES! me bolshevikët rus – Avdullah Hoti, ish-kryeministër nga radhët e LDK-së
-Etiketimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! si organizatë terroriste, Besa Gaxheri, ish-deputete e LDK-së
Asnjëherë, për asnjëherë, nuk ka pasur as kërkim falje, as distancim. Po megjithatë, ne e dimë që LDK që e njohim nuk udhëhiqet nga dinjiteti, por nga interesi. Ndryshe, nuk shpjegohen koalicionet e tyre me PDK-në që e kanë akuzuar për të bëma, jo për të thëna.