KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abdixhiku: Ta mbrojmë Kushtetutën nga shkeljet dhe përdhosja
Politikë

Abdixhiku: Ta mbrojmë Kushtetutën nga shkeljet dhe përdhosja

Kosova News
Kosova News 11:11 -09/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar qytetarët me rastin e 17-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e këtij dokumenti si themel i shtetit të pavarur dhe demokratik.

Në mesazhin e tij, Abdixhiku u shpreh se Kushtetuta përfaqëson aspiratat historike të popullit të Kosovës për liri, barazi dhe drejtësi, ndërsa vlerësoi se ajo është më shumë sesa një akt juridik – është një udhërrëfyes drejt shtetndërtimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

“Sot, në Ditën e Kushtetutës, ne nderojmë themelet e shtetit tonë të pavarur dhe demokratik – dokumentin që mishëron aspiratat historike të qytetarëve tanë për liri, barazi dhe drejtësi. Është zotimi ynë kolektiv për një të ardhme më të mirë, për një shtet të drejtë e të barabartë për të gjithë. Në këtë përvjetor, ne kujtojmë me respekt të thellë sakrificën dhe vendosmërinë e popullit tonë që i hapi rrugë krijimit të këtij dokumenti historik”, theksoi ai.

Megjithatë, Abdixhiku shprehu shqetësimin për shkeljet e përsëritura të Kushtetutës dhe sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese, të cilat, sipas tij, përbëjnë kërcënim serioz për rendin demokratik dhe besimin e qytetarëve në drejtësi.

“Kjo nuk është thjesht çështje ligjore – është plagë për demokracinë tonë ligjore – është plagë për demokracinë tonë dhe për besimin e qytetarëve në drejtësi. Nuk mund dhe nuk duhet ta lejojmë më këtë”, tha ai, duke shtuar se mbrojtja e Kushtetutës është përgjegjësi e përbashkët për të gjithë ata që besojnë në një Kosovë të drejtë dhe të barabartë.

Në përfundim të mesazhit, Abdixhiku bëri thirrje që kjo ditë të shërbejë jo vetëm për përkujtim, por edhe si një thirrje për veprim e reflektim.

“Të mos lejojmë më që vlerat tona themelore të asgjësohen. Të mos lejojmë më që të përdhoset ajo për të cilën kemi sakrifikuar kaq shumë”, nënvizoi Abdixhiku.

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër

Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit

Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu thërret në takim liderët e partive politike

Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh

Kosova News 09/04/2025 09/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Gërvalla: Serbia t’i hapë arkivat dhe t’i dorëzojë të gjithë personat e zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë
18:14 -29/07/2026
Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte kundër popullsisë civile
18:09 -29/07/2026
Hoti: Databaza e viktimave të luftës, detyrim ndaj së vërtetës e historisë
17:59 -29/07/2026
Kurti: Janë dokumentuar 12,230 viktima të luftës në Kosovë, mbi një mijë ishin fëmijë
15:46 -29/07/2026
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e katër personave për vjedhje të rëndë
15:03 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?