KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Klubi futbollistik nga Komuna e Bujanovcit: Policia serbe na bastisi në zhveshtore dhe sulmoi një futbollist
SiguriSport

Klubi futbollistik nga Komuna e Bujanovcit: Policia serbe na bastisi në zhveshtore dhe sulmoi një futbollist

Kosova News
Kosova News 22:31 -06/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Klubi Futbollistik KF Tërnoci nga Komuna e Bujanovcit përmes një komunikate ka njoftuar se më 06.04.2025, pas një paraqitje në stadiumin e Bosilegradit me skuadrën vendase Mlladost, një pjesëtar i sigurimit kishte ftuar policinë në fushë, të cilët më pas kishin kontrolluar në zhveshtore dhe gjëra personale të lojtarëve.Në reagimin e tyre potencohet se gjatë këtij kontrolli është goditur futbollisti Veton Zeqiri.

“Gjatë tërë ndeshjes, u pa tendenca e nikoqirëve, në bashkëpunim me arbitrat, për të na dëmtuar në rezultat. Ashtu edhe ndodhi. Pasi na ndëshkuan padrejtësisht me dy kartona të kuq, ndeshja shkoi në 2:1 në favor të vendësve. Duke u pajtuar me fatin e ndeshjes, asnjëherë s’e kishim menduar se ky ishte fillimi i një drame për ekspeditën e klubit tonë” – shkruan klubi më 06.04.2025.“

Një pjesëtar i sigurimit në stadium, për arsye të panjohura, fton të futet policia në fushë, e cila pa lejen e delegatit nuk guxon ta shkelë terrenin. Me plot egërsi dhe mllef, njëri nga policët godet futbollistin tonë, Veton Zeqiri, ndërsa ndaj të tjerëve pasojnë fyerjet e ndryshme”- thuhet në reagimin e këtij klubi.Më tej, në reagim theksohet se policia u fut si në filma në zhveshtoren e tyre duke kryer bastisje tek gjërat personale të futbollistëve.

“Në mënyrë të egër policët bastisin gjithçka nën pretekstin e kërkimit të armëve të ftofta e çka jo tjetër.Pasi nuk gjindet asgjë, skenari i dramës policore vazhdon me dërgimin e ekipit tonë në stacionin policor të këtij qyteti. Këtu kërkohet nga kapiteni ynë të jepet deklaratë ndërsa nuk pranohet deklaratë të japë edhe futbollisti ynë i rrahur”- vazhdon reagimi.Klubi tha se deklaratën për dhunën policore do ta japin në Stacionin e Bujanocit dhe se sipas tyre, ky ishte skenar nga qarqe jashtë sportit.

“Maltretimi dhe dhuna e sotme në Bosilegrad ishte një skenar i përgatitur nga qarqe jashtë futbollit dhe për nevoja krejtësisht tjera. Shtrohet pyetja, nëse vërtetë policia ka pranuar informacione se ekipi ynë ka shkuar në Bosilegrad për incidente, pse ka lejuar të fillojë ndeshja? Pse ka lejuar ekspeditën e KF Tërnoci të futet në qytet, etj?”- thekson më tej klubi.

Për fund, KF Tërnoci potencon se ditëve në vijim, do të shyrtojnë prezencën në garat e mëtejme.“Duke pasur parasysh në radhë të parë sigurinë dhe shëndetin e djelmoshve tanë si dhe duke mos rënë në grackë të atyre që përmes nesh dëshirojnë realizimin e qëllimeve të tyre politike apo etnike” – thuhet në fund të reagimit.

Gjithashtu lexoni:

Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi

Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend

​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale

Kosova News 06/04/2025 06/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?