KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Vincenzo Paglia mik i madh i kombit tonë
Lajme

Kurti: Vincenzo Paglia mik i madh i kombit tonë

Kosova News
Kosova News 15:06 -02/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa” për S.E.R. Mons. Vincenzo Paglia nga Universiteti “Haxhi Zeka”, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij në promovimin e arsimit, të drejtave të njeriut dhe dialogut ndërfetar.

Të mbledhur për të nderuar imzotin Vincenzo Paglia, mikun e madh të kombit tonë, kryeministri Kurti kujtoi periudhën kur ai hidhte dritë mbi Kosovën dhe ngjarjet e dhimbshme në vitet e ’90-ta, kur vendi i nënshtrohej dhunës sistematike nga ana e Serbisë.

“Asokohe, kur pjesa tjetër e botës nuk po i kushtonte shumë vëmendje Kosovës, imzoti Paglia e solli atë në vëmendjen e Papës. Imzoti Paglia kishte caktuar takimin e parë të presidentit të atëhershëm, Ibrahim Rugova, për t’u takuar në mars të vitit 1993 me Papën Gjon Pali II. Ky takim, në mënyrë esenciale, ktheu një faqe në historinë e vendit tonë”, tha kryeministri.

Ndërkaq, imzoti Paglia ka lehtësuar edhe takimin e kryeministrit Kurti me Papën Françesku më 22 qershor të vitit 2023, të cilin e vlerësoi të jetë një nga takimet më mbresëlënëse të karrierës së tij politike e institucionale.

 Në anën tjetër, kryeministri nënvizoi faktin që Imzoti Paglia u angazhua pa rezervë për mbrojtjen e së drejtës për shkollim të fëmijëve shqiptarë, pikërisht në kohën kur kulmoi gjenocidi në Kosovë nga ana e forcave serbe.

 “Përmes traditës së tij të krishterë, miku ynë më i dashur, Vincenzo Paglia, ia përkushtoi shumë dekada miqësie popullit dhe vendit tonë. Me integritetin dhe zellin e tij, ai na ka dëshmuar të gjithë neve, që një miqësi e vërtetë është një lloj dashurie, që nuk i përgjigjet vlerës paraprake të objektit të vet. Njëkohësisht, në vend të kësaj, ajo përfshin gjithë vlerën në objektin e vet, ashtu si ajo lloj dashurie, që Zoti ka për ne njerëzit dhe për rrjedhojë, dashuria jonë për Zotin dhe dashuria jonë për njerëzimin në përgjithësi.” përfundoi kryeministri fjalën e tij.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu sot mban konferencë për media

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë

Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih

Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite

Kurti takon antropologen Reineck dhe pjesëmarrëset e “Kosova Ethno-Tour 2026”

Kosova News 02/04/2025 02/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Ministria paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badoc
10:20 -24/07/2026
Granatë dore në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia evakuon banorët
09:43 -24/07/2026
Rriten sërish çmimet e derivateve, nafta arrin në 1.69 euro për litër
09:23 -24/07/2026
Sot nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë
08:40 -24/07/2026
SHBA-ja vendos tarifa ndaj dhjetëra partnerëve tregtarë
08:37 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?