KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ZRRE-ja del me reagim për protestën kundër shtrenjtimit të rrymës ku u arrestuan 12 aktivistë
Ekonomi

ZRRE-ja del me reagim për protestën kundër shtrenjtimit të rrymës ku u arrestuan 12 aktivistë

Kosova News
Kosova News 14:39 -02/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyra e Rregullatorit për Energji ka dalë me një reagim pas protestës që aktivistë të grupit “Asnji Cent Ma Shumë” zhvilluan para këtij institucioni, që përfundoi me arrestimin e 12 prej tyre.

Në reagim, ZRRE thotë se respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore, si një e drejtë e garantuar nga ligjet e Republikës së Kosovës, por ka kërkuar që të mos e pengojnë në ushtrimin e detyrave, konform mandatit.

“Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) është e vetëdijshme për shqetësimet e qytetarëve lidhur me procesin e tanishëm tarifor, të shprehura sot përmes protestës pranë zyreve të ZRRE-së. ZRRE respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore, si një e drejtë e garantuar nga ligjet e Republikës së Kosovës. ZRRE në vazhdimësi angazhohet për një proces të hapur, të drejtë dhe transparent në shqyrtimin e çdo komenti nga qytetarët dhe palët e interesuara, duke siguruar që çdo vendim të merret në përputhje me legjislacionin ne fuqi. Andaj, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për të mos penguar ushtrimin e detyrave të ZRRE, konform mandatit te saj”, thuhet në reagim.

Policia e Kosovës ka thënë se në protestën e sotme tek Zyra e Rregulallatorit të Energjisë kundër shtrenjtimit të rrymës, ka arrestuar 12 protestues.

Zëdhënësja e Policisë pë Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka deklaruar se ata kanë shpërfillur urdhrat e zyrtarëve policorë dhe se i kanë penguar disa zyrtarë të hyjnë në zyrat e tyre.

“Sot rreth orës 08:00 në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, disa persona kanë zhvilluar një aktivitet të paparalajmëruar. Të njëjtit kanë shpërfillë urdhërat e zyrtarëve policor dhe kanë penguar disa zyrtarë të hyjnë në zyrat e tyre. Duke u gjendur në rrethana të tilla, policia ka shoqëruar në stacionin policor 12 prej protestuesve dhe aktualisht të njëjtit janë duke u proceduar konform autorizimeve policore në koordinim me Prokurorin e shtetit”, ka deklaruar Ahmeti

Gjithashtu lexoni:

Ndërtimi i urave mbi Ibër me kontratë të negociuar

Konfirmohet shpërthimi i murtajës së deleve dhe dhive në një fermë në Landovicë

Hapje e re në qiellin evropian: Inaugurohen linjat ajrore Prishtinë–Paris dhe Prishtinë–Lyon

Temperaturat përvëluese, MSH: Institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse nga 3 deri më 10 korrik

Abdixhiku: Fatkeqësi e madhe që insistohet në shkelje kushtetuese

Kosova News 02/04/2025 02/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
clear sky
35° _ 34°
22%
3 km/h
Thu
34 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C

Lajmet e Fundit

Osmani takon edhe Albert Kinollin për ngërçin në Kuvend
16:19 -03/07/2025
Ndërtimi i urave mbi Ibër me kontratë të negociuar
16:16 -03/07/2025
FSK-së të premten i shtohen kadetët, diplomon gjenerata e 2025-ës
16:01 -03/07/2025
Qytetarët serbë njohin policen që keqtrajtoi studenten në Fakultetin Juridik, shikoni si u prit nga turma para stacionit në Beograd
15:58 -03/07/2025
Von der Leyen: BE-ja gati për marrëveshje me ShBA, paralajmëron masa në rast dështimi
15:53 -03/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?