Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar festën e Bajramit me një postim të ngrohtë në rrjetet sociale, ku shfaqet së bashku me familjen e tij.
Në urimin e tij, Abdixhiku shkruan: “Nga familja jonë, tek e juaja, me fat festa e Bajramit! Shëndet, mirësi e begati për ju dhe familjet tuaja.”
Ai shpreh gjithashtu urimin që populli i Kosovës të ketë ndihmën e Zotit dhe të udhëhiqet nga vlerat më njerëzore në rrugëtimin e tij.
“Paçim ndihmën e Zotit dhe me vete vlerat më njerëzore në rrugëtimet e popullit tonë dhe të vet Kosovës. Për hajr!”, përfundon urimi i Abdixhikut.
Postimi i kryetarit të LDK-së ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e tij, të cilët i bashkohen urimeve për festën e Bajramit.


