KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Projekti hekurudhor Hani i Elezit – Leshak i paraparë të kryhej në vitin 2019, as në 2024-n nuk iu pa fundi
Lajme

Projekti hekurudhor Hani i Elezit – Leshak i paraparë të kryhej në vitin 2019, as në 2024-n nuk iu pa fundi

Kosova News
Kosova News 22:41 -29/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Projekti i rehabilitimit të Linjës 10, Han i Elezit – Leshak, që për qëllim ka përmirësimin e gjendjes fizike dhe teknike të kësaj linje hekurudhore, për të rritur kapacitetin transportues, shpejtësinë dhe sigurinë e saj, përkundër se ishte paraparë të përfundonte në vitin 2019, edhe në mbyllje të vitit 2024, përfundimi i këtij projekti për të cilin u paguan 92.3 milionë euro, mbeti larg.

Ky ishte konkluzion që u dha nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) e cila e ka kryer auditimin e performancës lidhur me efikasitetin në realizimin e projektit.

Sipas ZKA-së,  objektivë e këtij auditimi ishte vlerësimi nëse Ndërmarrja Publike Qendrore “Infrakos” së bashku me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe Ministrinë e Ekonomisë ishin efikase në menaxhimin e projektit për Rehabilitimin e Hekurudhave të Linjës 10.

ZKA thotë se auditimi po ashtu ka vlerësuar procedurat e kontraktimit si dhe kostot tjera marrë parasysh se projekti nuk është funksional dhe përfshinë tërë periudhën që nga kërkesa për financim e bërë në vitin 2012, negocimi i marrëveshjes së financimit në vitin 2015 e deri ku ka arritur procesi i zbatimit të projektit në muajin tetor 2024.

Për projektin që u financua me huamarrje dhe grante, u paguan 92.3 milionë euro.

“Ky projekt është financuar nga huamarrje dhe grante, ku gjatë viteve 2015-2024 për projektin në fjalë janë paguar 92,3 milion euro apo 37% nga 250 milion euro, vlerë kjo e caktuar me marrëveshjen e përditësuar dhe nënshkruar në dhjetor 2023“, thuhet në raport.

Sipas konkluzionit të përgjithshëm të raporti të ZKA-së, mungesa e komunikimit, mungesa e ekspertëve adekuat, pamjaftueshmëria në angazhim dhe vendimmarrje nga palët përgjegjëse kanë ndikuar që realizimi i projektit të jetë larg nga të qenit efikas.

Sipas marrëveshjes së vitit 2015, ky projekt është dashur të finalizohet i tëri në vitin 2019 por që as në fund të vitit 2024 projekti nuk u krye.

Përkundër se pati progres të shpenzimeve, ZKA thotë se ende nuk u dizajnua projekti për realizimin për fazën e tretë të punimeve.

“Edhe pse shihet një progres i shpenzimeve gjatë viteve 2022 dhe 2023, prapë edhe pesë vite pas kohës së caktuar për finalizim të projektit, realizimi i punëve është 60% për fazën I, 32% për fazën II, ndërsa për fazën III nuk ka ende as projekt të dizajnuar. Kosto shtesë dhe provizionale të shkaktuara janë 30 milion euro, prej të cilave rreth 28 milion euro janë prej ndryshimeve nga kontratat bazë dhe pjesa tjetër janë kosto tjera të ndërlidhura me projekt”, thuhet në raport.

Projekti që u auditua, përfshin renovimin e hekurudhës, përmirësimin e sinjalizimit dhe modernizimin e stacioneve.

“Ky projekt përfshin rinovimin e shtratit hekurudhor, përmirësimin e sinjalizimit dhe sistemeve të komunikimit, si dhe ndërtimin dhe modernizimin e stacioneve dhe strukturave të tjera të nevojshme”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Përmirësimi i infrastrukturës hekurudhore konsiderohet si një hap thelbësor për arritjen edhe të objektivave të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim të Kosovës, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të vendit.

Nëpërmjet letrave të konfirmimit, të Ministrisë së MMPHI, Ministria e Ekonomisë, dhe Infrakosi për ZKA-n, e kanë konfirmuar se e ka pranuar raportin e auditimit të performancës  dhe janë pajtuar me gjetjet pa ndonjë koment për përmbajtjen e raportit “Efikasiteti në realizimin e projektit ‘Rehabilitimi i Linjës 10 Hekurudhore Han i Elezit-Leshak”./Kallxo.com/

Gjithashtu lexoni:

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite

Kosova News 29/03/2025 29/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?