KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lajçak emërohet këshilltar i kryeministrit sllovak për çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor
LajmePolitikë

Lajçak emërohet këshilltar i kryeministrit sllovak për çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Kosova News
Kosova News 20:09 -28/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është emëruar këshilltar i kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, për çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.Kështu ka njoftuar presidenti sllovak, Peter Pellegrini, pas një takimi me presidentin shqiptar, Bajram Begaj, në Tiranë.

“E informova presidentin se përfaqësuesi i lartë aktual i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është bërë këshilltar i kryeministrit për çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor”- ka njoftuar presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini, gjatë vizitës së tij në Tiranë, raporton media sllovake TASR.Lajçakut i ka skaduar mandati si emisar për dialogun Kosovë-Serbi më 31.01.2025.

Në këtë pozitë është emëruar danezi Peter Sorensen.Lajçak kishte marrë mandatin si i dërguar special i Bashkimit Europian për dialogun më 02.04.2020.Sllovakia nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.Peter Pellegrini, president i Sllovakisë, i një nga pesë shtetet e Bashkimit Europian që nuk e njohin Kosovën, ka ripërsëritur qëndrimin e shtetit të tij për të mos e njohur Kosovën, siç e quan ai “të pandryshueshëm”.

 Megjithatë, nuk përjashtoi, duke thënë se për një gjë të tillë “duhet një dialog intensiv”.Njohja e Kosovës, sipas tij, do të kërkonte një ndryshim të tërthortë të doktrinës të jashtme në Sllovaki, duke thënë se përgjigjet në terma të përgjithshëm pavarësisht se për cilin vend bëhet fjalë.

“Le të flasim dhe të diskutojmë për këtë, por për momentin ky është pozicioni i Sllovakisë, i pandryshueshëm, dhe unë si president nuk kam asnjë të drejtë ta vë në pikëpyetje”- tha ai për mediat në Shqipëri, gjatë vizitës së tij zyrtare dhe takimit me homologun e tij, Bajram Begaj, më 28.03.2025.

Pellegrini tha se janë në një periudhë që vetëm një dialog intensiv për të shpjeguar ndryshimet dhe qëndrimet munden të ndryshojnë qëndrimin e Sllovakisë kundrejt Kosovës.

“Por më duhet të ndaj me ju që nuk është situata sot. Unë  e konsideroj këtë si një proces afatgjatë sepse Sllovakia dhe katër shtete tjera e kanë bërë këtë përsëri në lidhje me Kosovën, jo vetëm pse ka të bëjë me Kosovën dhe Shqipërinë, por për shkak të doktrinës tonë të përgjithshme”- shtoi ai.Sllovakia, së bashku me Spanjën, Qipron, Greqinë dhe Rumaninë, janë shtetet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.Sllovakia  ka mbyllur Zyrën e saj Ndërlidhëse në Prishtinë më 31.12.2024.

Më parë, Lajçaku ka shërbyer si ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë dhe si President i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për seancën e 72-të (2017-2018).Në periudhën 2007-2009 ishte përfaqësues special i BE-së për Bosnjë e Hercegovinën, ndërsa vepronte edhe si përfaqësues i lartë i bashkësisë ndërkombëtare atje.

Si një i dërguar personal i përfaqësuesit të lartë të BE-së, negocioi, organizoi dhe mbikëqyri referendumin për pavarësinë e Malit të Zi në vitin 2006 në emër të Bashkimit Europian.Emërimi i Mirosllav Lajçakut në prill të vitit 2020 ngjalli reagime të shumta në Kosovë.Gjithçka nisi pas një deklarate të ish-presidentit Hashim Thaçi i cili në atë kohë refuzoi të merrte pjesë në negociatat e udhëhequra nga përfaqësuesi special i ri i BE-së.

Thaçi pati deklaruar se “misioni i Lajçakut është i paracaktuar të dështojë”, për shkak të angazhimit të tij si ish-ministër i Jashtëm sllovak.Megjithatë, disa muaj më pas Thaçi i zbuti qëndrimet dhe pas një takimi që zhvilloi në Prishtinë tha se Lajçaku e ka mbështetjen e tij në këtë proces.Ndonëse jo prej fillimit, gjatë rrugëtimit të tij si kryeministër edhe Albin Kurti ka shprehur pakënaqësi për punën e Lajçakut në procesin e dialogut.Në shtator të vitit 2023, Kurti në një konferencë për media e akuzoi Lajçakun se ishin koordinuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për zbatimin gjysmak të Marrëveshjes së Ohrit. Qëndrimin e Lajçakut, Kurti e quajti edhe goditje ndaj Kosovës.

“Më 14 shtator pati një pozicionim të ndërmjetësit kundër Kosovës dhe kundër marrëveshjes në veçanti. Ata kanë shkuar shumë larg me goditje ndaj Kosovës. Ose do e zbatojmë marrëveshjen bazike ose nuk do zbatojmë ato që do Serbia” – tha ai.Me deklaratën e Kurtit u pajtua edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili nuk e fshehu se qysh nga fillimi ka parë një pozicionim të Lajçakut.

“Është vërejtur më thënë të drejtën qysh në fillim që Lajçak qëndrimet të cilat i artikulon më shumë janë, lë të themi, marrje e pozicionit të Serbisë”- tha Konjufca më 20.09.2023.

Lidhur me kritikat dhe dyshimet mbi Lajçakun, Bashkimi Europian i qe përgjigjur Kurtit. Zëdhënësi Peter Stano, i pati quajtur thjeshtë të pabaza deklaratat e kryeministrit të Kosovës.Stano në një konferencë për media tha se Lajçak dhe Borrell kanë besimin e vendeve anëtare të BE-së si ndërmjetësues të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Diplomatit sllovak, Mirosllav Lajçak, iu besua ndërmjetësimi i dialogut Kosovë – Serbi në një vit të trazuar për Kosovën, mes sfidave të një pandemie globale dhe zhvillimeve politike që pasuan me rrëzimin e Qeverisë Kurti I.Lajçak e nisi punën në krye të këtij procesi fillimisht duke u krijuar një terren për të bindur palët t’i ktheheshin dialogut i cili në atë kohë ishte bllokuar si pasojë e  vendimit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj që vendosi një taksë 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnjë dhe Hercegovina.

Pas dy vjetësh bllokadë palët u kthyen në tavolinën e bisedimeve në një takim të zhvilluar në korrik të vitit 2020 mes kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.Ndërsa në shtator të vitit 2020, Hoti dhe presidenti i Serbisë, u takuan serish  në Bruksel, ku biseduan për një varg çështjes.

Hoti tha se është shënuar përparim në draftimin e marrëveshjes finale, ndërkaq Vuçiq tha se në këtë takim kanë hapur edhe temën e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Gjithashtu lexoni:

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite

Kosova News 28/03/2025 28/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?