Gjeneral brigade Sven Lange nga ushtria gjermane ka marrë sot drejtimin e Ekipit Këshillimor dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), në një ceremoni të Transferimit të Autoritetit, njofton KFOR-i.
Ai pason brigadierin Christian Nawrat, po ashtu nga ushtria gjermane, i cili drejtoi NALT-in që nga prilli 2024.
“Nëse doni të jepni këshilla të mira, fillimisht duhet të mësoni diçka vetë. Dhe ka shumë për të mësuar në Kosovë. Gjatë qëndrimit tim këtu, kam mundur të mësoj shumë për organizatat e sigurisë së Kosovës, por edhe më gjerë. Unë jam thellësisht mirënjohës për këtë”, tha gjeneral brigade Christian Nawrat.
Drejtori i ri i NALT-in, gjeneral brigade Sven Lange, vlerësoi arritjet e paraardhësit të tij dhe shprehu shpresën për të vazhduar punën mbi ato të arritura: “Jam i bindur se emërimi i një drejtori të ri për të mbikëqyrur këtë mision sjell perspektiva dhe udhëheqje të reja, duke ruajtur synimet dhe objektivat thelbësore të këtij misioni të rëndësishëm”, theksoi ai.
Lexo po ashtu:


