Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka nderuar dëshmorët e Brigadës 137 dhe të fshatit Shishman, duke kujtuar sakrificën e tyre në luftën për çlirim.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se së bashku me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, dhe komandantin e brigadës, Agron Kryeziu, kanë nderuar dëshmorët e Brigadës 137, në ditën e themelimit të saj. Ai ka theksuar se kjo brigadë është krenari e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Në ditën e themelimit të Brigadës 137, së bashku me kryetarin Ardian Gjini dhe komandantin e brigadës Agron Kryeziu nderuam dhe kujtuam dëshmorët e kësaj brigade që është krenari e UÇK-së,” ka shkruar Haradinaj.
Ai ka kujtuar gjithashtu se data 29 përkon me rënien heroike të dëshmorëve të fshatit Shishman, të cilët i nderon me respekt të madh.
“Poashtu, një ditë më pas, data 29, përkon me rënien heroike të dëshmorëve të fshatit Shishman, të cilët i nderojmë me respekt të madh,” ka shtuar ai.
Haradinaj ka vlerësuar bijtë dhe bijat e Gjakovës si shembullin më të mirë të luftëtarëve të lirisë, që nga mobilizimi i tyre në ditët e para të luftës për çlirim.
“Bijtë dhe bijat e Gjakovës ishin shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë, që nga mobilizimi i tyre në ditët e para të luftës për çlirim,” ka theksuar ai.
Ai ka shprehur krenarinë që ka pasur në krah bashkëluftëtarë si heronjtë gjakovarë dhe ka shprehur kujtimin e përjetshëm për ta.
“Përgjithmonë krenar që pata në krah bashkëluftëtarë si heronjtë gjakovarë. I përjetshëm kujtimi për ta! Lavdi!” ka përfunduar Haradinaj.


