UEFA ka hapur një hetim ndaj katër yjeve të Real Madridit, përfshirë Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior, për shkak të dyshimeve për sjellje të pahijshme gjatë ndeshjes së fazës së 1/8 të Champions League kundër Atletico Madrid.
Dy sulmuesit kryesorë të Realit, si dhe mbrojtësi Antonio Rudiger dhe mesfushori Dani Ceballos, mund të përballen me ndëshkime para ndeshjes së parë çerekfinale kundër Arsenal më 8 prill.
“Një inspektor i Etikës dhe Disiplinës në UEFA është caktuar për të hetuar akuzat për sjellje të pahijshme nga lojtarët e Real Madrid CF,” thuhet në deklaratën e organit drejtues të futbollit evropian.
Mediat spanjolle kanë raportuar se lojtarët e Real Madrid po hetohen për mënyrën se si festuan pas fitores.


