KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Me ne edhe lëvizim pa viza, edhe nuk lëvizë kufiri në veri
Politikë

Kurti: Me ne edhe lëvizim pa viza, edhe nuk lëvizë kufiri në veri

Kosova News
Kosova News 10:54 -26/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kabineti qeveritar është mbledhur në takimin e 254 në katër vjet qeverisje, datë kjo që kishte edhe një simbolikë. Katër vjet më parë në po të njëjtën ditë, shefi qeveritar tha se e mbajtën mbledhjen e punës asokohe.

“Prej atëherë jemi takuar të paktën dy herë në muaj në këtë sallë në gjithsejtë 254 mbledhje, përfshirë edhe ato elektronike. Kemi marrë 2257 vendime, secili dhe gjithmonë në të mirë të mirëqenies së qytetarëve, zhvillimit ekonomik e mbrojtjes së interesit shtetëror publik”, tha Kurti.


Ai tha se në mes të këtyre mbledhjeve, janë 1464 ditë nga dita e parë e marrjes së detyrës, punë e cila sipas Kurtit u vlerësua nga qytetarët me 9 shkurt.
“Në ballafaqim me pandeminë, përballë krizave të energjisë dhe inflacionit të shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Përkundër pengesave dhe vonesave dëshpëruese me ankesa opozitare në Gjykatën Kushtetuese që bllokuan shumë gjëra, përfshirë edhe atë të çmimeve tavan të produkteve bazike e pavarësisht sulmeve paramilitare e terroriste e përpjekjeve të vazhdueshme të Serbisë për destabilizim, e përmbi zhurmën e madhe të debateve televizive të mbrëmjes, qeveria jonë ka arritur rezultate të jashtëzakonshme”, vijoi fjalimin e tij, Kurti.


Kryeqeveritari renditi disa arritje që ai tha se janë ndër kryesoret në këtë katër vjeçar.


“Liberalizimi i vizave nga BE-ja, Tajlanda, Emiratet e Bashkuara e Tajvani, dhe njohja e pasaportës së Kosovës nga dy shtete mosnjohëse, Spanja dhe Armenia. Me neve edhe lëvizim pa viza në Evropë edhe nuk lëvizë kufiri në veri”, tha tutje ai.


Përmendi faktin që Kosova nga tetori i vitit të shkuar për herë të parë në CEFTA përfaqësohet nga institucionet e shtetit e jo nga UNMIK-u.
Në shëndetësi tha se u bë punë e mirë, derisa përmendi renovimet në klinika.


“Mandatin që na pret e ne mezi e presim, do të vazhdojmë me investime spital pas spitali. Do të ndërtohen 2 spitale të reja e gjashtë poliklinika specialistike. Buxheti për listën e barnave esenciale do ta ngritët deri në 100 milionë euro”, premtoi ai.


Tha se për herë të parë në komunat në veri po paguhet energjia e ka filluar të tatohet edhe tatimi në pronë për herë të parë. “Tabela ilegale e patentë shoferi nuk ka më. Strukturat ilegale janë mbyllur sepse janë të jashtëligjshme, atje tani ka institucione të Republikës që i shërbejnë qytetarëve pa dallim.

Vetëm me programin ‘Qeveria për familjet’ i kemi rreth 530 të punësuar në veri nga nacionaliteti serb”, tregoi Kurti.


Tha se për herë të parë pas një kohe të gjatë pati rritje pensionesh e shtesa prej 100 euro tha se pensionistët morën 5 herë gjatë mandatit 4 vjeçar.
“Rreth 70 mijë nëna lehona sërish për herë të parë morën shtesa sikurse 400 mijë fëmijë të Kosovës.

Tre herë u rritën pagat në sektorin publik, kurse paga minimale në sektorin privat dy herë. Varfëria është ulur sikurse edhe papunësia”, tha ai.


Kur foli për buxhetin e ushtrisë, tha se në mandatin e ri ushtria do t’i ketë mbi 1 miliard euro. “Do të kemi fabrikë të municionit e dronët ‘Made in Kosova’ që i prodhojmë vetë. Kemi filluar të blejmë dhe do të fillojmë edhe të prodhojmë atë që kemi nisur ta blejmë. Tregun energjetik e kemi bashkuar me Shqipërinë, e Shqipërinë e kemi bërë partnere kryesore tregtare në rajon. Me SHBA kemi zgjeruar dhe thelluar marrëdhëniet në fushën e energjisë  e mbrojtjes. Grantin më të madh ndonjëherë nga SHBA-ja e ka fituar qeveria jonë. Nga bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes kemi blerë sistemin anti- raketor ‘Javelin’ dhe do të blejmë edhe helikopterët ‘Skifterët e zinj’, nënvizoi ai.


Kurti tha se javën e kaluar bënë një hap jashtëzakonisht të rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon duke nënshkruar deklaratën trepalëshe me Republikën e Shqipërisë e Kroacinë.

Gjithashtu lexoni:

Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar

Kurti pret në takim ish-kryetarin e GJND-së Hisashi Owada, e falënderon për rolin në opinionin e GJND-së pë pavarësinë e Kosovës

Publikohen raportet e audituara financiare të partive politike, kush sa ka të hyra e sa shpenzime

Auditori thotë se pasqyrat financiare të LDK-së kanë mungesë transparence dhe kontrolli

BE për dëbimin e policëve serbë nga Kosova: Kjo duhej të ishte masa e fundit

Kosova News 26/03/2025 26/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
few clouds
31° _ 31°
35%
3 km/h
Thu
31 °C
Fri
28 °C
Sat
27 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar
16:55 -19/06/2025
U arrestuan në Dubai, sot pritet ekstradimi i tre shqiptarëve të shumëkërkuar
15:54 -19/06/2025
KEK: Njësia A3 e Termocentralit Kosova A ka dalë nga sistemi
15:42 -19/06/2025
Kurti pret në takim ish-kryetarin e GJND-së Hisashi Owada, e falënderon për rolin në opinionin e GJND-së pë pavarësinë e Kosovës
15:28 -19/06/2025
Publikohen raportet e audituara financiare të partive politike, kush sa ka të hyra e sa shpenzime
15:09 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?