KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » VIDEO – Osmani, presidentit të Letonisë: Drafti i Asociacionit nuk është në përputhje me Kushtetutën
Politikë

VIDEO – Osmani, presidentit të Letonisë: Drafti i Asociacionit nuk është në përputhje me Kushtetutën

Kosova News
Kosova News 15:03 -20/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani tha se takimi që ka zhvilluar me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka qenë më shumë njoftues për qëndrimet e palës kosovare.

Ajo tha se në detaje ia kanë prezantuar vërejtjet sa i përket draft-statutit të BE-së për Asociacionin.

“Më shumë u njoftua rreth qëndrimeve tona sesa që morëm qëndrime nga ana e tij”, tha Osmani, derisa shtoi se këto diskutime të vazhdojnë edhe më tej.

Ajo më pas tha se draft-statuti aktual për Asociacionin s’e kalon testin e Gjykatës Kushtetuese meqë s’është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Po flasim për çështjen e draft-statutin e BE-së që unë personalisht besoj që nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, nuk janë në përputhje as me vlerat dhe normat e BE-së dhe standardet e KiE pastaj dhe po ashtu nuk janë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 2015-ës”.

“Një draft-statut i tillë që bie ndesh me këto të tria s’ka si të hyjë në fuqi dhe as nuk besoj që do të mund të kalonte testin në Gjykatën Kushtetuese që tashmë ka vendosur standarde për shumë nga këto tema të vendosura brenda draft-statutit siç janë kompetencat ekzekutive të Asociacionit”.

“Pra, Ishte më shumë takim njoftues rreth qëndrimeve tona jo vetëm për draft-statutin, por edhe për procesin e dialogut në përgjithësi”.

Osmani tha se në procesin e dialogut deri më tani s’u trajtua parimi i barazisë mes palëve.

“Ka qenë një proces i njëanshëm që e ka dëmtuar edhe vetë kredibilitetin e procesit. Tani me lidershipin e ri të BE-së shpresojmë shumë kjo balancë dhe kjo barazi të kthehet në tavolinë sepse do t’i ndihmonte edhe vetë procesit, si rrjedhojë shpresoj që të ketë rezultate më pozitive”.

Lexo po ashtu:

Presidenti i Letonisë mbështet heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, shprehet i paqartë për statusin e vendit kandidat
Presidentja Osmani: Koha që BE-ja t’i largojë masat e padrejta ndaj Kosovës  

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu nga Zubin Potoku: Mbetjet e gjetura janë me prejardhje njerëzore, të ruhet integriteti i hetimeve

Apeli vërteton dënimin me burgim e gjobë ndaj Shkodran Pulajt dhe pesë të tjerëve për shitblerje të narkotikëve

Kusari: Do të vazhdojë mbështetja për gratë ndërmarrëse

Rrafshohet Hoteli “Jezero”

Nisin sot gërmimet te varreza e dyshuar në Kalludër të Zubin-Potokut

Kosova News 20/03/2025 20/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu nga Zubin Potoku: Mbetjet e gjetura janë me prejardhje njerëzore, të ruhet integriteti i hetimeve
13:07 -30/07/2026
Tusk: Objekti që ra në Poloni me gjasë është raketë ruse
12:44 -30/07/2026
Arrestohet i dyshuari për dhunimin e të miturës në Mitrovicë të Veriut
12:26 -30/07/2026
Apeli vërteton dënimin me burgim e gjobë ndaj Shkodran Pulajt dhe pesë të tjerëve për shitblerje të narkotikëve
12:14 -30/07/2026
Kusari: Do të vazhdojë mbështetja për gratë ndërmarrëse
11:46 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?