KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Grabitësit e automjetit me para ishin të “uniformuar dhe të armatosur me AK-47”
Siguri

Grabitësit e automjetit me para ishin të “uniformuar dhe të armatosur me AK-47”

Kosova News
Kosova News 09:14 -18/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Detaje të reja po dalin vazhdimisht pas grabitjes së armatosur që ndodhi dje në hyrjen e qendrës tregtare “Albi Mall” në Prishtinë.

Nga kjo grabitje, dy persona mbetën të plagosur, derisa Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se njëri nga grabitësit është arrestuar, kurse tre të tjerët janë në arrati.

I plagosur mbeti një 42-vjeçar nga Vushtrria i cili ishte punonjës i kompanisë që po bartte paratë. Ai mori dy plumba në shpinë nga grabitësit dhe i plagosuri tjetër është njëri prej grabitësve, që dyshohet se është i nacionalitetit serb.
E një punonjës i kompanisë që ishte cak i sulmit të djeshëm ka dhënë disa detaje shtesë për sulmuesit.

Genc Berisha nga kompania “Istanbul Ozel Guvenlik” ka thënë se ekipi i tyre është përballur me një sulm të organizuar dhe planifikuar mirë.

Ai tha se sipas kamerave të siguruara ishin katër persona të pajisur me uniforma dhe armë ushtarake AK 47.

“Tani për tani, sipas pamjeve në kamerat e sigurisë rreth 4 persona të pajisur me uniforma dhe me armë ushtarake AK 47 kanë sulmuar në pritje në pritë pjesëtarët e sigurisë te kompanisë tonë në detyrë, me ç’rast te njëjtin janë përgjigjur me armë dhe si pasojë ka mbetur i lënduar njeri nga pjesëtarët e ekipit tonë, edhe 1 grabitës i nacionalitetit serb, deri tani e konfirmuar! Meqenëse nuk kemi humbje materiale në aspektin e parave gjatë këtij sulmi dhe bazuar në veprimet e sulmuesve, dyshoj dhe kam arsye të forta të besoj, se ky sulm me së paku ka pasur cak pjesëtarët e kompanisë sonë në vend ngjarje”, ka deklaruar

Përveç punëtorit të kompanisë, i dyshuari tjetër që ka mbetur i plagosur është i nacionalitetit serb dhe ka kërkuar ndihmë në Qendrën Emergjente në Graçanicë dhe nga aty është dërguar drejt QKUK-së në Prishtinë, për shkak te gjendjes së rënduar.

Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, ditën e djeshme ka folur shefi i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

Syla ka thënë se gjendja aktualisht po operohet dhe gjendja është e rëndë.

“Po gjendja e tij është e rëndë, është në sallë të operimit”, tha shkurtimisht Syla.

Drejtori i Emergjencës, gjatë ditës kishte konfirmuar se edhe shoferi i plagosur i furgonit që po transportonte para po i nënshtrohej operacionit.

Shoferi ishte plagosur në shpinë me dy plumba.

Lidhur me rastin u deklaruan edhe nga Policia e Kosovës, ku konfirmuan se gjithçka ka nisur rreth orës 10:30 dhe se po punojnë për zbardhjen e rastit

“Rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Veternik në Prishtinë, ku është plagosur një person. Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, thuhej në njoftimin e policisë.

Gjithashtu lexoni:

Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet

Numërohen mbi 35% e votave me postë: VV e para bindshëm, LDK e dyta dhe PDK e treta

Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit

Gërvalla: Kosova hap “shtëpinë e përhershme” diplomatike në Londër

KQZ: Numërimi i votave të përfaqësive diplomatike mbyllet sot, po vazhdon numërimi i atyre me postë

Kosova News 18/03/2025 18/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Thirrjet kundër Ramës në koncertin e Ylli Limanit, reagon kryeministri- Të neveritshme!
20:08 -13/06/2026
Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet
19:53 -13/06/2026
Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve
19:33 -13/06/2026
​Nga sheshi “Skënderbej” te Kryeministria, qytetarët në Tiranë ringrenë zërin kundër ndërtimit në Zvërnec
19:29 -13/06/2026
Numërohen mbi 35% e votave me postë: VV e para bindshëm, LDK e dyta dhe PDK e treta
19:23 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?