KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shoferët e linjës Podujevë-Prishtinë vazhdojnë grevën
Lajme

Shoferët e linjës Podujevë-Prishtinë vazhdojnë grevën

Kosova News
Kosova News 20:14 -17/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Shoferët e linjës Podujevë-Prishtinë po vazhdojnë grevën, duke refuzuar të largohen nga rruga ‘Ilir Konushevci’ dhe hapësira përballë Komunës, derisa të shfuqizohet vendimi që ua ndalon qarkullimin në kryeqytet. Komuna e Prishtinës kërkon që autobusët ndërurbanë ta përdorin Stacionin e Autobusëve, ndërsa kryetari Përparim Rama ka njoftuar për një reformë në transportin publik, duke inkorporuar biletën ndërurbane në sistemin urban falas.

Grevistët e linjës Podujevë-Prishtinë thonë se janë të vendosur që të qëndrojnë me autobusët e tyre në rrugën ‘Ilir Konushevci’ dhe përballë komunës deri në shfuqizim të vendimit të komunës së Prishtinës, për t’ua lejuar qarkullimin në kryeqytet.

 “Na do të vazhdojmë deri në një vendim që të tërheq nga vendimet, që i ka bo komuna deri në qëllimet e tona”, tha Beqir Mustafa, kryetar i shoqatës së transportit në Podujevë.

 “Greva duhet të vazhdojë nëse nuk shfuqizohet vendimi i komunës së Prishtinës”, tha Afrim Leci, nga shoqata e autobusëve, Podujevë-Prishtinë.

Zyrtarët komunalë nuk folën para kamerës, por në një përgjigje nga Komuna thuhet se protestuesit nga Podujeva duhet ta respektojnë vendimin që kërkon që linjat ndërurbane t`i përdorin rrugët rajonale dhe ta kenë si pikë ndalimi Stacionin e Autobusëve, ashtu siç veprojnë edhe linjat nga qytetet e tjera të Kosovës. Sipas tyre, autobusët nga Podujeva kanë rënduar trafikun dhe se kanë ndërhyrë në kompetencat e trafikut urban, i cili është përgjegjës për shërbimet e trafikut brenda kryeqytetit.

Në anën tjetër, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka marrë vendim që biletën ndërurbane ta inkorporojë falas si biletë gjithëditore në transportin urban në kryeqytet.

“Ky është edhe një hap tjetër i rëndësishëm në procesin e reformës për transportin publik në kryeqytet, nga i cili do të përfitojnë edhe qytetarët e kryeqytetit. Me këtë organizim të ri të transportit publik, kryeqyteti do të ketë më pak vetura, më pak trafik, më pak ndotje ambientale dhe më shumë organizim dhe siguri”, tha Rama.

Sipas tij, ky vendim është pjesë e reformës së transportit publik urban, që sipas tij, shënon një hap të madh në përmirësimin e shërbimeve publike.

Gjithashtu lexoni:

Rama: Jemi duke e bërë një robot që do të ndërtojë tulla

Kurti: Ilir Konushevci ishte shpirti i UÇK-së

Chopin Piano Fest hapet me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurti: një festival që lidh muzikën me diplomacinë kulturore

Aksident mes vetures dhe motoçiklistit në rrugën C në Prishtinë

“Duam të jemi vend serioz”, Maqedonia e Veriut do të blejë avion të ri qeveritar

Kosova News 17/03/2025 17/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?