KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dy të plagosur – Zbardhen detaje të reja për grabitjen ku cak ishte furgoni që transportonte paratë
Siguri

Dy të plagosur – Zbardhen detaje të reja për grabitjen ku cak ishte furgoni që transportonte paratë

Kosova News
Kosova News 13:40 -17/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka zbardhur detaje të reja lidhur me grabitjen e armatosur që ndodhi sot rreth orës 10:30 në lagjen “Veternik”, pranë qendrës tregtare “Albi Mall”.

Katër persona të maskuar dhe të armatosur me armë të gjata kanë sulmuar një furgon që transportonte para, duke shkaktuar panik dhe kaos në zonë. 

Si pasojë e të shtënave me armë, dy persona kanë mbetur të plagosur. është mësuar se njëri prej tyre është pjesëtari i sigurimit, Fahri Ademi, i cili ishte në mbrojtje të furgonit, ndërsa personi tjetër i plagosur është një nga grabitësit, i identifikuar si Milan Vukojeviq. Të dy të lënduarit po vazhdojnë të qëndrojnë në spital për trajtim mjekësor. 

Sipas burimeve të IndeksOnline brenda policisë, grabitësit, pasi kanë realizuar sulmin, janë larguar me një automjet të llojit “Pick-Up” në drejtim të Graçanicës.

Më pas, raportohet se vetura e përdorur për arratisje është gjetur e djegur në periferi të Prishtinës, gjë që tregon përpjekjet e tyre për të zhdukur gjurmët. 

Në vendin e ngjarjes ndodhen hetuesit policorë, të cilët në koordinim me prokurorinë po kryejnë ekzaminime për të sqaruar të gjitha rrethanat e grabitjes dhe për të identifikuar autorët e ngjarjes. 

Policia po vazhdon kërkimet intensive për kapjen e të dyshuarve, ndërsa priten zhvillime të mëtejshme në orët në vijim.

Gjithashtu lexoni:

Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit

Sulmoi policët, i dyshuar dërgohet në repartin psikiatrik

Dyshime për falsifikim parash në Prishtinë, sekuestrohen mbi 200 monedha

Haxhiu: 12 qershori i vitit 1999 shënoi lindjen e Kosovës së lirë

OSBE-ja dhe Prokuroria e Prizrenit diskutojnë për luftimin e korrupsionit

Kosova News 17/03/2025 17/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Afër marrëveshjes SHBA-Iran, hap drejt hapjes së Ngushticës së Hormuzit
14:37 -13/06/2026
Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit
13:49 -13/06/2026
Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë
13:26 -13/06/2026
Përmbyllet numërimi nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet
13:12 -13/06/2026
Fushë – Kosova shpall gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave
12:25 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?