KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 164 ankesa të qytetarëve për moszbatim të Ligjit për qasje në dokumentet publike
Lajme

164 ankesa të qytetarëve për moszbatim të Ligjit për qasje në dokumentet publike

Kosova News
Kosova News 18:00 -16/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Agjencinë për Informim dhe Privatësi gjatë këtij viti janë paraqitur 20 ankesa të qytetarëve, ndërsa janë shqiptuar dy gjoba dhe që të dyja institucioneve private: njëra gjobë për shkak të kamerave në zhveshtore, që është rreptësishtë e ndaluar dhe gjoba tjetër për shkak të përpunimit të paligjshëm të të dhënave.

Por, komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva- Dërmaku, në intervistën për Ekonomia Online vë në dukje se viteve të kaluara u janë shqiptuar gjoba edhe institucioneve publike.

Sa i përket mbikëqyrjes së Ligjit për qasje në dokumente publike tani për tani numri i përgjithshëm është 164 ankesa, ndërsa këtë vit janë shqiptuar tri gjoba: Organit Shqyrtues të Prokurimit, Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Këshillit Prokurorial.

“Institucionet publike tashmë i marrin shumë seriozisht kërkesat për qasje në dokumentet publike. Ajo që vazhdimisht kemi bërë thirrje është publikimi proaktiv i informatave në mënyrë që të mos ketë edhe kërkesa për qasje e aq më pak ankesa për mohim të qasjes. Nuk është se kemi një dallim shumë të madh sa i përket transparencës në përgjithësi, mirëpo në bazë të asaj çka shohim, në bazë të numrit të ankesave mund të themi që numri i ankesave përditë dhe për muaj është rritur. E kjo ndoshta tregon edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve që të bëjnë kërkesa në institucione për informata publike, por në anën tjetër ndoshta edhe për rastet, kur institucionet vetë nuk iu përgjigjen kërkesave të qytetarëve për t’i pasur ato informata. Gjithsesi, rezultat i krejt kësaj është se institucionet, disa edhe për shkaqe teknike, siç është niveli komunal që ëeb faqet i kanë jo shumë mirë funksionale, nuk mund t’ i publikojnë informatat në kohë reale”, tha komisionerja Sogojeva- Dërmaku.

Ajo vlerëson se në këtë rrafsh ka rritje të ndërgjegjësimit, qoftë te shoqëria, qoftë te institucionet, duke theksuar se sa më shumë që institucionet japin informata në web faqet tona dhe në të gjitha rrjetet e komunikimit për informim të publikut, aq më shumë do të ketë transparencë dhe aq më pak kërkesë për qasje në dokumente publike, rrjedhimisht edhe më pak ankesa në agjencinë për mohim të qasjes.

“Ne në fakt kemi takime të rregullta dhe në vazhdimësi kemi kërkuar publikimin praktik. Dhe çfarë kemi bërë vitin e kaluar është programi i transparencës, të cilin e kemi ndarë edhe me të gjitha akterët, përfshirë edhe shoqërinë civile, që t’i nxisim institucionet që dokumentet, të cilat i prodhojnë t’i bëjnë publike në faqet e tyre. Nuk kemi rritje të lehtë të saj. Të bëhemi realistë: nuk kemi ndonjë mekanizëm që mund të jetë mekanizëm gjobitës për mospublikim, atëherë kur institucionet janë duke shkuar me hapa shumë të ngadalshëm, por çelësi dhe zgjidhja e krejt kësaj është publikimi proaktiv”, tha komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva- Dërmaku.

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike

KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Dita e 14-të. Pas 3 orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Kosova News 16/03/2025 16/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?