KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çka është shkelja e privatësisë dhe si duhet të veprojnë qytetarët kur iu cenohet ajo?
Siguri

Çka është shkelja e privatësisë dhe si duhet të veprojnë qytetarët kur iu cenohet ajo?

Kosova News
Kosova News 21:57 -15/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) e cila ka përgjegjësinë ligjore për mbikëqyrjen e legjitimitetit të përpunimit të të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike, trajton edhe rastet e shkeljes së privatësisë.

Komisionerja e AIP-së, Krenare Sogojeva-Dermaku,  ka bërë të ditur se çfarë përben shkelje të privatësisë dhe cilët hapa duhet ndjekur nga qytetarët në këto raste.

“Çdo përdorim i të dhënave që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë dërgon në shkelje të integritetit të një personi është shkelje e privatësisë”, thotë Sogojeva-Dermaku.

Në raste të tilla, Sogojeva-Dermaku iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i raportojnë këto raste në AIP, në ueb-faqe apo edhe në numrat e telefonit të kësaj agjencie.

- Reklamë -

Përdorimi i rrjeteve sociale në raport më keqpërdorimin e të dhënave personale, sipas Sogojeva-Dermakut, i ka pasojat e veta dhe për këtë qytetarët duhet të jenë të të kujdesshëm, sidomos kur kemi të bëjmë më të dhëna të ndjeshme.

Në këtë rast, Sogojeva-Dermaku, tregoi për raste të cilat i kanë shqyrtuar në AIP,  të cila kanë të bëjnë më të dhënët e fëmijëve, ankesa këto të cilat më pas i janë dërguar Policisë së Kosovës.

“Për shkak të këtij publikimi që mund t’i bëhet nga vetë qytetari që e publikon apo vetë fëmija që nuk kontrollohet nga prindi, kemi pasur raste që jo që është linçuar fëmija dhe jo që ka ardhë te një depresion i thellë, por është linçuar edhe gjitha familja, prandaj duhet të kemi kujdes”, tha Sogojeva-Dermaku.

AIP gjithashtu pas një ankese që kishte pranuar nga një qytetar kishte detyruar një kompani ta fshijë CV-në që kishte qenë e publikuar, pasi që i njëjti për këtë publikim nuk kishte dhënë leje.

Ndërsa, në kuadër të të dhënave private hyn edhe numri privat i telefonit.

“Numri i telefonit hyn në një prej të dhënave direkt private të qytetarëve, varësisht prej pozitës që mban dhe interesit të publikut dhe në bazë të ankesës që na drejtohet nga pala, ne i kontaktojmë operatoret telefonikë nëse numri është i regjistruar si privat apo si numër biznesi, apo numër publik dhe nëse e gjejmë që është privat, ne menjëherë reagojmë”, tha Sogojeva-Dermaku.

Vendime të tilla AIP ka marrë edhe për media të cilat kishin publikuar numrat privatë të zyrtarëve publikë.

“Kemi obliguar shtatë mediume që kemi obliguar që t’i largojnë numrin e telefonit të një zyrtari publik, për shkak se kemi gjetur që numri i telefonit ka qenë numër privat dhe jo numër zyrtar”, ka njoftuar komisionerja e AIP-së.

Rast i ngjashëm ishte kur AIP ka publikuar vendimin e saj me të cilin e obligon gazetarin dhe pronarin e gazetës Nacionale, Berat Buzhala, ta fshijë një postim në rrjete sociale, për shkak se postimi përmbante të dhëna personale të palës.

Vendimi që është publikuar më 14.02.2025 nënvizon se një palë kishte shprehur shqetësim në Agjencinë për Informim dhe Privatësi lidhur me rastin kur Berat Buzhala kishte publikuar në profilin e tij në Facebook një bisedë të tij (ankuesit) dhe Buzhalës.

Publikimi i kësaj bisede në Facebook kishte bërë që personit të cilit i ishte publikuar emri dhe numri, të merrte mesazhe të shumta tallëse dhe denigruese.

Lidhur me këtë rast, AIP më 17.12.2024, kishte pranuar një ankesë ku një person kishte shprehur shqetësimin e tij, pasi Buzhala më 14.12.2024 kishte publikuar në Facebook bisedën private të realizuar mes tij dhe një personi tjetër – veprim ky i cili ishte bërë pa pëlqimin paraprak të ankuesit.

Në ankesën drejtuar AIP-së thuhet se Buzhala kishte krijuar një grup në WhatsApp, ku kishte përfshirë numrin e telefonit të ankuesit, duke ekspozuar atë ndaj individëve të tjerë, e ku prej këtij rasti ankuesi kishte pranuar mesazhe tallëse dhe denigruese.

Agjencia për Informim dhe Privatësi AIP pas pranimit të Ankesës, përmes zyrtarit të AIP-së, më 23.12.2024, i ishte drejtuar Buzhalës përmes e-mail-it, ku e kishte njoftuar për ankesën e bërë nga personi të cilit i ishte publikuar emri e numri dhe po ashtu i kishte kërkuar ta njoftojë Agjencinë brenda afatit 3-ditor se cili ishte qëllimi i publikimit të bisedës, së bashku me numrin e telefonit të ankuesit./Kallxo.com/

Gjithashtu lexoni:

MPB demanton Daut Haradinaj: Dy serbët u regjistruan më 2001 dhe 2007, dokumentet e Kosovës i morën në 2011 dhe 2015

Diskutohet bashkëpunimi në sistemin e drejtësisë

Kurti: Jemi në dispozicion të plotë për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Prezantohet ecuria e hartimit të masterplanit për kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

Mbyllet për publikun seanca e Apelit ndaj dy të dënuarve me nga 15 vjet burgim për dhunim seksual e krime tjera gjatë luftës

Kosova News 15/03/2025 15/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

MPB demanton Daut Haradinaj: Dy serbët u regjistruan më 2001 dhe 2007, dokumentet e Kosovës i morën në 2011 dhe 2015
14:56 -04/06/2026
Diskutohet bashkëpunimi në sistemin e drejtësisë
14:54 -04/06/2026
Kurti: Jemi në dispozicion të plotë për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”
14:43 -04/06/2026
Prezantohet ecuria e hartimit të masterplanit për kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz
14:14 -04/06/2026
U.d. së presidentes Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
14:11 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?